“Të lutem më lër të shkoj, merr ç’të duash”, Vrasësen e vjehrrës në Greqi e “tradhtoi” audio, ja si dështoi “plani perfekt” i 46 vjeçares

Një gjarje e rëndë tronditi pak ditë më parë Greqinë, ku një 74 vjeçare, u vra mizorisht nga nusja e djalit të saj, pas pretendimit që ajo e kishte dalluar se kush ishte në momentin që hyri në shtëpinë e saj për të vjedhur.

Ndërkohë sot janë zbardhur detaje të reja,në lidhje me pretendimin e saj se e vrau pasi e njohu. Një audio nga momentet e fundit të së moshuarës është zbardhur, kjo e fundit ka menduar se nusja e saj është një burrë, dhe gjatë gjithë kohës përsërit: “të lutem djali im, më lër djali im, pse, djalë? Merr çfarë të duash dhe ik… Është mëkat…”

46-vjeçarja e lënë sot në paraburgim, vijon të mbajë të njëjtat pretendime, dhe madje ka pretenduar se ka humbje kujtese.

Në dokumentin audio, xhami në dritaren nga e cila hyri nusja është i thyer dhe më pas regjistrohen lutjet e të moshuarës: “Dil që këtej të lutem, dil që këtej. Nuk e duroj dot. Eja, eja… Të lutem. Të lutem. Të lutem, fëmija im. Të lutem. Të lutem, fëmija im… Ndihmë, nëna ime. Oh, ndihmë. Më lër të shkoj, të lutem. Më lër të shkoj, po të them. Më lër të shkoj, pse më shqetëson. Të lutem, djalë. Të lutem, djalë. Aaah. Të lutem. Pse? Të lutem, më lër të shkoj. Më lër të shkoj, të lutem. Merr çfarë të duash dhe dil që këtej. Më lër të shkoj, të lutem, djalë. Merr çfarë të duash dhe dil jashtë, po të them. Të lutem, djalë. Më lër të shkoj, po të them. Pse, djalë? Çfarë po të bëj ty, djalë? Është mëkat. Merr çfarë të duash, djalë dhe dil jashtë. Merr çfarë të duash dhe dil jashtë. Aaah. Pse, djalë? Pse? Të lutem. Të lutem, djali im.”

Vërehet se nusja, e cila është ndoshta gruaja e parë në historinë e krimit grek që planifikoi, organizoi dhe kreu një grabitje të ndjekur nga vrasje, ishte kujdesur gjatë planifikimit të ndryshonte drejtimin e kamerave në mënyrë që të mos regjistrohej, por la prova të vlefshme për autoritetet e prokurorisë, pasi nuk e izoloi zërin, raportojnë mediat greke.

Gjithçka, në dukje ishte e planifikuar deri në detaje, ajo vendosi një kapuç të trashë, ndryshoi zërin që të ngjante me të një burri, dhe më pas i dërgoi mesazhe vjehrrës duke e pyetur nëse ishte mirë. Megjithëatë në audion e kamerave është regjistruar zëri i saj duke iu drejtuar qenit të së vjehrrës të pushonte duke hyrë në shtëpi.

E moshuara pa shpresë për shpëtim nga “grabitësi”, pasi iu lut shumë gjatë, filloi ti drejtojë lutjet tjetërkund, tek Zoti.

Next