Oficeri i forcave Operacionale, Igli Haxiaj do të vijojë të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, Ky ishte vendimi Gjykatës së Posaçme këtë të premte teksa la në fuqi masën e dhënë.
Hoxhiaj ra në pranga një ditë më parë pas një operacioni të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë ku u godit një grup kriminal që dyshohet se kanë trafikuar nga Amerika e Jugut drejt Europës 1.3 ton kokainë.
Para togave të zeza punonjësi i policisë që po konkurronte për gradë.ka mohuar akuzën duke pretenduar se emri i tij ishte përdorur nga të tjerë pasi ai vetë nuk ka qenë përdorues i rrjetit Sky Ecc, komunikime të cilat në seancë u paraqitën si prova.
Haxhiaj akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre e nxjerrje të sekretit hetimor. Ndërkohë, tre të arrestuarit e tjerë Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve pasi u vendosën në pranga me qëllim ekstradimin në Itali.
Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa sigurie, nga të cilat 10 u ekzekutuan në Itali, 3 ë vendin tonë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë dyshohen se fshihen po më Shqipëri.
Kokaina vinte në rrugë detare nga Amerika e Jugut drejt Europës veriore më pas në rrugë tokësore e fshehur në kamionë dhe autobusë vinte drejt 6 bazave të shtrira në gjithë Italinë që drejtoheshin nga shqiptarët.
