FOTOLAJM/ Dita e Flamurit, kamerierët në Prizren shërbejnë me plis në kokë për 113-vjetorin e Pavarësisë

Prizreni, i njohur shpesh si kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve, është zgjuar sot në një atmosferë krejtësisht festive.

Në lokalet e qytetit, kafeja po shërbehet me një simbolikë të veçantë, pasi kamerierët mbajnë në kokë plisin e bardhë të zbukuruar me shqiponjën dykrenare.

Ky detaj festiv po i uron qytetarëve dhe vizitorëve 113-vjetorin e Pavarësisë së kombit shqiptar, ashtu siç e festojnë shqiptarët në të gjitha trojet.

Për shumë prej qytetarëve, plisi i bardhë i kamerierëve është bërë sot një përshëndetje për Ditën e Flamurit, ditën e lirisë, identitetit dhe unitetit kombëtar.

Next