Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar kërkesën e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke krijuar një ngërç të paprecedentë institucional dhe duke hapur debatin mbi një përpjekje për të vendosur qeverinë mbi ligjin.
Lëvizja e kreut të qeverisë vjen pas refuzimit për të zbatuar kërkesën e Gjykatës së Posaçme, e cila, në kuadër të hetimeve, kërkoi pezullimin e Ballukut dhe ndalimin e daljes së saj jashtë vendit. Në vend të shkarkimit apo zëvendësimit të përkohshëm të saj, Rama ka zgjedhur të sfidojë vetë themelin e vendimmarrjes së drejtësisë së re, duke e dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
I ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në Syri Tv, nën moderimin e Bled Markut, avokati Genci Gjokutaj e konsideron këtë veprim si krijimin e një “ngërçi artificial” nga ana e vetë kryeministrit, me qëllim krijimin e një precedenti të rrezikshëm ligjor.Një vendim favorizues nga Kushtetuesja do të mund të shërbente në të ardhmen si mburojë për çdo ministër apo zyrtar të lartë tjetër, sipas Gjokutajt, duke i dhënë imunitet praktik ekzekutivit përballë hetimeve të SPAK dhe GJKKO-së. Ky zhvillim shihet si një përpjekje për ta bërë qeverinë “refraktare” dhe të pacenueshme nga ligji.
Kjo strategji e Ramës, thekson juristi, nxjerr në pah një marrëdhënie kontradiktore me Gjykatën Kushtetuese. Ky konfrontim i hapur me institucionet e drejtësisë, sipas Gjokutajt, ngre pyetje serioze për të ardhmen e luftës kundër korrupsionit në nivele të larta, një prioritet kyç i reformës në drejtësi dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Nëse kjo strategji rezulton e suksesshme, shton avokati, ajo rrezikon të neutralizojë efektivitetin e SPAK dhe GJKKO-së, duke i lënë zyrtarët e lartë jashtë juridiksionit praktik të tyre dhe duke minuar themelet e shtetit të së drejtës.
Ne ndodhemi në një moment ku nuk është i paqartë ligji. Ngërçi është artificial, i krijuar nga ai që ka krijuar ngërçe të tjera në gjithë këto vite që është kryeministri i Shqipërisë. Pse e them këtë? Këto të grushtit të shtetit janë nga kuzhina e Ramës, të porositura. Ama, ka dhe një debat tjetër juridik që flasin për sovranitetin e ekzekutivit? Ndërkohë që flasim për ndarjen e pushteteve, por pushteti gjyqësor është një pushtet specifik, vendimet e të cilit janë të detyrueshme për pushtetet e tjera. Por që sigurisht, ju e dini që ne kemi të bëjmë me një kryeministër që nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në një rast, rasti i Xhaçkës, dhe sot i drejtohet pikërisht kësaj gjykate, e kupton, për të gjetur të vërtetën. Pra, një gjykatë që s’e ka konsideruar dje, sot e ka, e përdor për komardare, do ta përdorë për komardare shpëtimi në rastin sepse i rrezikohet ekzekutivi që ai drejton vetë.
Pra, këtu ka filluar i gjithë debati, ku sjellja e kryeministrit as më shumë dhe as më pak kërkon që të jetë, ta bëjë qeverinë refraktare, ta bëjë, ta bëjë të pacenueshme nga ligji. Ne duhet të dimë një gjë që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nga prioritetet më të mëdha, në emër të të cilave është bërë reforma në drejtësi, pavarësisht nuk po i hyj kualitetit siç është bërë janë krijuar institucione të posaçme, siç është GJKKO-ja dhe SPAK-u, edhe, janë krijuar me Kushtetutë dhe sigurisht që këtyre institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese ju është dhënë detyra që të merren pikërisht me një rreth të caktuar çështjesh, posaçërisht në rastin konkret, korrupsionit, të cilin korrupsionin nuk mund ta bëjnë të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, sepse sigurisht korrupsioni lidhet me firmën, lidhet, lidhet me pozicionin e zyrtarit të lartë, ëh, shtetëror apo publik.
Rama bën vetëvrasje, por sigurisht kur bën vetëvrasje e parashikon që dhe mund të, dhe mund të humbasë, po e bën me fishek manovre. E kupton? Tashi, lojërat e Ramës ne i njohim. Rama ka një mungesë lojaliteti kushtetues? Ka një, ka një mospranim të ligjit në rastet kur i cenohet interesi i tij. Dhe ai e konsideron shtetin si një biçikletë, të cilës i a hip kur të dojë dhe e lë në çdo trotuar që ai do. Në fakt nuk është kështu. Pse nuk është kështu? Në qoftë se ne do të kishim një, një kryeministër me integritet, sepse ligji është i qartë, çështja nuk do të vinte këtu. Çfarë, me çfarë kemi të bëjmë? Ç’është ky rast që po ndodh? Ky rast që po ndodh është që kryeministri, në vend që të rekomandojë zëvendëskryeministres të japë dorëheqjen, së pari ajo duhet të vlerësonte pozitën e saj, t’i hapte rrugë drejtësisë dhe të merrte pafajësinë, në qoftë se e mendon, ajo nuk është marrë fare me këtë lloj propagande, se këta merren mbrapa kuintave, ajo është sui generis rasti i saj.
Ajo as me gazetarët nuk komunikon, që të thotë, nëse e sheh të pafajshme, të dalë, të ndalet me gazetarët dhe të shpjegojë në mënyrën e saj që ajo është marrë në qafë, ëh, nga një, nga një prokurori dhe nga një gjykatë e pa-njëanshme, që s’e ka dinjitet e të tjerë e të tjerë. Pra, të bëjë apologjinë e vet. Gjithsesi, zyrtari i lartë nuk duhet të shfaqet vetëm në sallën e gjyqit apo zyrën e prokurorit, por ai duhet të shfaqet edhe në komunikim me publikun, sepse publiku është ai që, e kupton, i ka dhënë mandat në parlament. Publiku është ai që taksapaguesi dhe ka një detyrim t’i shpjegojë nëse e ndjen veten pjesë të aferës për të cilin hetohet apo jo. E nuk e bëri Belinda Balluku këtë gjë dhe as pritej që ta bënte. Por në të kundërtën, bënte karshillëk që dilte emëronte drejtor, promovonte drejtor, në krye të shtabeve për emergjencat e të tjerë e të tjerë.
Lënia e dorëheqjes nga ana e Belinda Ballukut do të ta çonte detyrimisht kryeministrin në shkarkimin e saj. Ose lënien të pezulluar dhe emërimin e një zëvendëskryeministri, pra jo të dalë të thotë kemi vakum dhe ata po godasin, po e lënë vendin pa qeveri e të tjerë e të tjerë, ndërkohë që ti nuk ke vepruar. Pra, po të vepronte kryeministri, çështja ishte e zgjidhur. Ai mosveprimin e tij do ta përcjellë në Kushtetuese. Dhe topi tash është në Gjykatën Kushtetuese. Atë Gjykatën Kushtetuese do ta përdori, unë e kam thënë, një poligon politik, që me anë të saj, ky të nxjerrë patatet e nxehta dhe të mos, të mos preket ekzekutivi i tij. Pra, ai po bën, ai në një farë mënyre po bën avokatinë e vetvetes. Sepse ekzistenca ose jo e qeverisë, ai ashtu e ka ndërtuar. Nuk ka integritet asnjë ministër atje. E kupton? Është ky i pari dhe i fundit, që i heq, i vë, i detyron të japin dorëheqjen. E kupton? I detyron të japin dorëheqjen. Edhe në këtë rast ky, tashi ç’ka bërë? Ky tashi, për të kënaqur edhe kërkimin, insistimin e zëvendëskryeministres, e cila i ka kërkuar kohë, ëh, ky shfrytëzon nenin 134 të Kushtetutës, ku ky legjitimohet si kryeministër, nominalisht si kryeministër, jo si qeveri, ëh, që t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese antikushtetutshmërinë e masës ndaluese të pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres.
Dhe unë mendoj që Gjykata Kushtetuese e ka të qartë pistën dhe do të marrë një vendim kur nuk do të, nuk do ta konsiderojë, ëh, si kompetencë të saj, ëh, si juridiksion të saj këtë, këtë, këtë lloj kërkese. Sepse Belinda Ballukut duhet të konsumojë rrugën ligjore, ta ankimojë në Apel, pastaj mbas Apelit të shkojë në Gjykatën e Lartë dhe mbas Gjykatës së Lartë të shkojë në Kushtetuese për të kërkuar procesin e parregullt ligjor. Kjo është e gjithë fabula e kësaj historie. Por kryeministri këta kanë dy gjëra. E para, që ka frikë nga zëvendësja e tij, sepse grupi i strukturuar kështu është, janë të gjithë të barabartë aty. E para dhe e dyta, e dyta, nuk kanë kohë. Sepse çështja, po të ndjekin rrugën e ankimit normal, siç e ndjekin të gjithë, ëh, e kanë ndjekur të gjithë zyrtarët në punë, sepse gjykimi incidental nuk e kam pranuar dhe në raste të tjera, ëh, nuk është pranuar gjykimi incidental sepse nuk jemi në kushtet kur Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë tashti dhe të thotë, kjo masë, kjo masë është çmuar nga një gjykatë e ngarkuar me ligj dhe Kushtetutë për sigurimin e hetimit, marrjen e provave dhe ndërprerjen e pasojës, e pasojës, e cila, e dini ç’do të thotë një zëvendëskryeministre e pandehur të kthehet në zyrë në qoftë se Gjykata Kushtetuese lajthit, të kthehet në zyrë dhe të vazhdojë prapë tenderimet.
Po ky është problemi. Dhe detyra e gjykatës dhe e prokurorit është që në momentin që konstaton, këta e kanë konstatuar herët më, po kanë ndryshuar rrethanat politike dhe të aleatëve strategjikë që tashti po veprohet disi, sepse prapë, prapë ky është një abuzim i madh që bëjnë këta, SPAK-u e ka toleruar deri në ekstrem zëvendëskryeministren, duke i vënë një akuzë të paqenë, siç është shkelja e barazisë në tendera, ndërkohë që ai është një akt korruptiv i pastër, nëse janë këto prova që thuhen, dakord? Dhe i kanë vënë shkelje të barazisë në tendera për të justifikuar mosmarrjen e masave shtrënguese, ëh, që cenojnë drejtpërdrejt individin apo kontrollet e banesave për të shmangur një procedurë parlamentare, e cila do ta vinte grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe vetë kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit në një nga pozitat më të vështira, sepse menjëherë ata do të bëheshin mburojë e një korrupsioni, të cilin prokuroria ia kërkon mazhorancës.
Dhe këtë kryeministri e ka bërë për veten e tij, nuk ka menduar për të tjerët, dakord? Edhe me kërkesën e zëvendëskryeministres, e ka bërë këtë se nuk do këtë diskutim popullor, nuk do këtë përplasje, gjithmonë, hidh gurin dhe fshih dorën. Pra, ky nuk pranon të dalë, të ballafaqohet me ligjin, me Kushtetutën, me parlamentin, edhe me elektoratin i cili e ndjek, i ndjek këto ngjarje.
Sazet bien për këmbët e Ramës. Ai e ka kuptuar më së fundmi tani këtë punë. Ai po e shikon këtë histori dhe ai po shfrytëzon edhe, edhe, edhe, edhe minutat e fundit, duke i bërë presion organeve kushtetuese, ëh, posaçërisht në rastin konkret Gjykatës Kushtetuese, por një lojë e tillë, të vësh Kushtetutën ti mburojë të korrupsionit, të cilën vetë kjo Kushtetutë e vë me shpatulla për muri dhe të delegjitimossh organet e ngarkuara me ligj për këto vepra penale, pa i hyrë fajësisë ose pafajësisë, se nuk jemi në terrenin e fajësisë Bledi. Është marrë një zëvendëskryeministre e pandehur. Po. Dhe këtu mbyllet diskutimi. Dhe është marrë e pandehur me të gjitha kostot, si nga pezullimi i detyrës, si nga ndalimi i daljes jashtë shtetit e të tjerë e të tjerë. E kupton? Pra, këtu në këtë rast, këtu, ky do të krijojë precedentin, do të marrë një vendim me domosdo që nesër ky të bjerë rehat dhe të thotë që korrupsioni e gjykoj vetëm unë, nuk ka gjykatë dhe prokurori ta gjykojë korrupsionin. Dhe që këta të vazhdojnë, të vazhdojnë qejf. Këto po tentoja, por në rast, mund të ndodhi rasti tjetër ose rasti që gjykata i jep të drejtë qeverisë, ose rasti që nuk i jep të drejtë qeverisë.
Në botën demokratike, po se ky atje vetëm bën shaka mor burrë, e ke parë? Ky ngeli nëpër Europë mor burrë. Ndërsa këtu vjen sillet si sulltan. Ky është problemi që kemi neve. Ky atje bën sikur është më europian se norvegjezët dhe danezët. A e kuptoni ku është problemi? Pra ky tjetër gjë është andej, tjetër gjë këtu. Tashi ne nuk do merremi, të merremi me kodin e sulltanit, e kupton, pse do ky të rrijë në pushtet pa mbarimisht. Pse ky nuk do të dorëzojë pushtetin. Pse ky do të vazhdojë, e kupton, konsekuent në rrugën e korrupsionit dhe jo vetëm vetë, por me ministrat e tij. Ore shikoni, po ka ndodhur në gjithë Europën mor, ministra që janë arrestuar. Dhe askush nuk e ka ngritur këtë problem që thotë, prokurori dhe gjykata, nuk kanë të drejtë mor të marrin masa ndaj një të pandehuri. Po kush do ta bëjë këtë? Kush do ta bëjë këtë?
