Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Në ngjarjen rrugore janë përfshirë një veturë dhe një kamion mallrash.
Siç bëhet me dije, dy personat kanë qenë duke udhëtuar me makinë kur janë përplasur nga kamioni me targa të Kosovës.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë vetura ka përfunduar jashtë autostradës, e përmbysur në një kanal. Fatmirësisht, dy personat që ndodheshin në të kanë mundur të dalin dhe janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë.FOTO/ Kamioni përplas makinën në autostradën
Pamje nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës
Ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato mjekësore.
Nga aksidenti, në autostradë është krijuar trafik i rënduar sepse një korsi e lëvizjes është bllokuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave e shkaqeve të aksidentit të ndodhur.
