Janë zbardhur bisedat në “Sky ECC” të oficerit Igli Haxhiaj nga dosja hetimore e SPAK, që në kuadër të një operacioni të përbashkët me prokurorinë e Breshias, goditi një rrjet kriminal droge, ku u lëshuan disa urdhër-arreste.
Mes 24 urdhër-arresteve të lëshuara, u arrestua dhe një oficer i Antiterrorit në Shqipëri, që akuzohet se nxirrte sekretet hetimore të policisë.
Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, në komunikimet e kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj nëpërmjet aplikacionit SkyECC ekzistojnë biseda me përdorues të tjerë, në të cilat flasin për blerje, shitje dhe transportim të lëndëve narkotike.
Nga bisedat e zbardhura, Haxhiaj komunikon me në SkyECC me dikë tjetër, të cilit i thotë se bëhet fjalë për një lloj droge “100% colo, origjinale”, në Roterdam.
Pjesë nga bisedat:
Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.
1UN9CQ: ca vendi jane
I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky
Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin 8AIVIH.
8AIVIH: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info
I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.
8AIVIH: Brc diku 30, 29.5 mundem
I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?
8AIVIH: 500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi
Bisedë e datës 15.12.2020.
8AIVIH: File holland 29.5, eshte malli jon …
I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?
8AIVIH: Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.
I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..
I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.
8AIVIH: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.
I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…
Më pas shtetasi Igli Haxhiaj dërgon “audiofile” me këtë përmbajtje: file per ate qe te thashe per ti sjelle ketej, thashe ti merrja per vete me kupton, transport kam por nuk e di per leket a duhen atje a sduhen a mund te na presesh a se di…
8AIVIH dërgon “audiofile” dhe i thotë: Per leket s’eshte problem, mi jep dhe ne tirane, mi jep diku po se di sa kohe duhet me prit pastaj se duhet me leviz gjerat plus jemi gjithe bashke me kupton…ato i rregullon vet pastaj, merr sa te duhen ty dhe leket i jep ne tirane ose andej…
