Aksident i rëndë në Tiranë, urbani përplaset me furgonin! Ka të plagosur (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjene sotme pranë “Pallatit me Shigeta”, në afërsi të kompleksit “Delijorgji” në Tiranë.

Në aksident është përfshirë urbani, një furgon si dhe një kalimtar me biçikletë. Ky i fundit është parë i shtrirë në tokë, teksa disa kalimtarë janë munduar t’i japin ndihmën e parë.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa nga videot e sigururara nga Voxnews.al, duket se përplasja ka qenë e fortë duke bërë që furgoni të devijojë në trotuar.

Nuk dihet nëse ka patur qytetarë në urban gjatë përplasjes dhe nëse janë lënduar.

Pamjet:

Next