Publikohen pamjet e aksidentit, momenti kur urbani përplas një person me biçikletë, policia arreston shoferin

pamjet e aksidentit të një nate më parë (30 nëntor) në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një urban i Unazës ka përplasur një vajzë e cila po udhëtonte me biçikletë.

Autobusi, që po lëvizte me shpejtësi drejt qendrës, ka goditur biçikletën dhe më pas është detyruar të devijojë në korsinë tjetër për të shmangur një përplasje edhe më të madhe.

E plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka arrestuar shoferin e autobusit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Next