Vrasja e Ilaria Sulës, nëna e Mark Samson dënohet me 2 vite burg! Babai i shqiptares: Pastroi gj*kun e vajzës sime! Kjo s’është drejtësi

Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij shqiptare, Ilaria Sula, krim i ndodhur më 26 mars, është dënuar me dy vjet burg për fshehjen e një kufome.

Nosr Manlapaz dyshohet se e ndihmoi të birin të fshihte trupin e studentes. Vendimi i dha dy ditë pasi, gjyqtari miratoi marrëveshjen e saj për pranimin e fajësisë, duke i dhënë dënimin me kusht.

Ndërkohë seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit do të fillojë më 9 dhjetor. Babai i 23-vjeçares, pas dhënies së vendimit të dënimit për nënën e autorit, u shpreh se kjo s’është drejtësi.

“Për ne, kjo nuk është drejtësi”, tha Flamur Sula, babai i Ilarias, teksa komentoi mbi marrëveshjen e pranimit të fajësisë nga nëna e Mark Samsonit.

“Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta”, shtoi ai. “Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime duke e hedhur në tualet. Për ne, kjo nuk është drejtësi”.

Next