Moderatorja Jonida Vokshi është rikthyer në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për një tjetër lapsus, por për mënyrën gjeniale se si zgjodhi t’i përgjigjet “gafës” së saj të fundit që pushtoi rrjetin.
Pak ditë më parë, videoja ku ajo lexonte gabimisht udhëzimin e regjisë “(pret pak reagim)” gjatë transmetimit ‘live’ në “Big Brother VIP Kosova”, u bë virale në TikTok dhe Instagram, duke shkaktuar të qeshura por edhe kritika për përqendrimin e saj.
Pas heshtjes fillestare, Jonida ka vendosur të reagojë përmes një postimi në “Instastory”. Ajo ka publikuar një video ku shfaqet e qeshur dhe e qetë, të cilën e ka shoqëruar me ironi pikërisht me frazën e famshme: “Pret pak reagim”, së bashku me një emoji duke qeshur me lot.
Me këtë veprim plot sportivitet, moderatorja ka treguar se e ka kaluar situatën e sikletshme duke bërë shaka me vetveten, duke u dhënë kështu përgjigjen më të mirë kritikëve.


