Aksident me VDEKJE në aksin Roskovec–Berat! Makina përplas 50-vjeçarin (EMRAT)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjeje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Roskovec–Berat”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Strum, ku viktima është 50-vjeçari Gëzim Xhoka. Raportohet se 50-vjeçari u përplas nga një automjet i drejtuar nga Arbi Toro, teksa po udhëtonte me biçikletë. Për shkak të dëmtimeve të marra, Xhoka ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak / Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin Arbi Toro, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi Gëzim Xhoka 50 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Gëzim Xhoka. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit..

Next