I dha unazë me çmim marramendës- A u bashkuan Nora dhe Roberti? Ja çfarë ndodhi mes tyre

Një nga marrëdhëniet më të komentuara në skenën muzikore shqiptare është ajo mes Nora Istrefit dhe ish-bashkëshortit, Robert Berishës.

Pas zhurmës së madhe të krijuar nga promoja që aludonte për një ribashkim ose fejesë, dyshja zbuloi të vërtetën e unazës së dhuruar.

Gjatë emisionit të tij, Robert Berisha befasoi Norën duke nxjerrë një kuti të vogël bizhuterish. Përpara se të tregonte dhuratën, ai e ngacmoi me humor: “A ke qenë e martume Nora se nuk e paskan dit?”.

Momenti kulminant ishte kur Roberti i dhuroi Norës një unazë diamanti, e blerë në Shtetet e Bashkuara, duke zbuluar qëllimin e saj jo-romantik.

“Këtë unazë e mban ti deri sa Renee t’i bëjë 18 vjet,” i tha ai. Roberti theksoi se unaza kushtonte rreth 10 mijë dollarë.

Nora, e surprizuar, e pranoi dhuratën me humor, duke iu përgjigjur: “Paska me u gëzu Renee për këto unaza shumë të bukura, edhe unë po ja përdori pak deri sa të rritet.”

Ky gjest tregon se pavarësisht ndarjes, Roberti dhe Nora vazhdojnë të jenë të bashkuar si prindër dhe miq.

Next