Vrasja e biznesmenit me dy plumba në kokë, makina e ekzekutorëve të Edmond Mëhallës rezulton në emër të kompanisë së vetë viktimës

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit, Edmond Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e djeshme.

Burime bëjnë me dije se makina e autorëve të dyshuar të krimit, ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit Mëhalla.

Mond Mëhalla, u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij në Elbasan. Një prej autorëve ka qëlluar me pesë plumba biznesmenin, dy prej të cilve i ka marrë në kokë.

Autorët e dyshuar pas vrasjes u larguar në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Ndërsa këtë të hënë u gjet një makinë e djegur në fshatin Mirakë.

Next