Ja cilat shenja të horoskopit do të “mbretërojnë”/ Paralajmëron Astrologia: Disa do “qajnë”, e disa do “qeshin”…

Dhjetori vjen me surpriza dhe jo të gjitha janë të ëmbla. Astrologia Meri Shehu, e ftuar në një emision televiziv bëri parashikimin për muajin e fundit të vitit, duke i renditur shenjat nga më pak me fat tek më me fat.

Me një Mërkur që sapo është kthyer në drejtim të duhur dhe një seri përplasjesh planetare që priten të trazojnë energjinë nga data 9 deri më 21, Shehu paralajmëron se dhjetori do të jetë një “udhëtim me kthesa”.

Disa shenja nisen fuqishëm, por rrugës përballen me zhgënjime, ndërsa të tjerat marrin shpërblimet më të mëdha pikërisht në fund të muajit. Kush ngjitet në majë të fatit dhe kush del jashtë loje?

“Kaluam një nëntor disi të vështirë sepse Mërkuri ishte i kundërt dhe vetëm dje u kthye në rrugën e drejtë dhe vetëm sot e kemi në pozicion për të ecur përpara. Ju e dini që Mërkuri është në Akrep. Data 2 dhe 6 do të jenë data të mira, sepse Mërkuri në Akrep bën lidhje të bukura me Jupiterin në Gaforre dhe Saturnin në Peshk. Data 2 dhe 6 do të jenë ato ditë të mira që do të marrim energji pozitive, pastaj sikur na marrin pak mësysh edhe data 9-10 fillojnë dhe agravohen gjërat.

Duke filluar nga data 9 e deri në datën 21, këto janë data të vështira. Në datën 9-10 kemi një kundërshtim të Mërkurit në Akrep me Uranin në Dem dhe këto dy ditë janë do të shikojmë se çfarë do të na ngelet dhe çfarë do na ikë. Këto do i kemi shumë kujdes. Shenjat e ujit, Akrep, Gaforre e fillojnë bukur dhjetorin, me iniciativa të mira dhe pozitivitet, por më pas gjërat fillojnë dhe prishen sidomos nga datat 9-10 kemi disa përplasje planetesh. Për të ardhur si qershia mbi tortë në datën 20 me Hënën e re në Shigjetar, do jetë Dielli, Mërkuri, Afërdita, do jeni katër planete që nuk do shkojnë mirë me Neptunin në Peshk. Kështu që situatat do jenë disi zhgënjyese, prandaj gjërat duhet t’i shikojmë disi me kujdes.

Në datën 24 futet Afërdita në Bricjap dhe është disi më e përmbajtur, në datën 15 futet Marsi në Bricjap, tenton që në disa gjëra praktike të japë zgjidhje. Shenjat Bricjap, Shigjetar, Peshk dhe Virgjëreshë, duhet të kemi parasysh që do jenë shenjat që do të ndikohen më shumë gjatë gjithë muajit dhjetor”, tha astrologia Meri Shehu.

12 – Gaforrja: Megjithëse do të kenë një fillim të mirë të muajit, sidomos në datën 2 dhe 4, të cilat premtojnë biseda të mira, por ngelen deri aty. Kundërshtimet e planeteve e nxjerrin Gaforren jashtë loje në punët e përditshme, ose i duket sikur gjërat nuk i kanë më nën kontroll, ose do kenë vështirësi në punë ose do kenë probleme me shëndetin. Në datën 15 Marsi në Bricjap, i cili del direkt kundër Gaforres i vë në një antagonizëm shumë të fuqishëm dhe në partneritet në çift edhe në puën të ndryshme dhe në bashkëpunime. Nuk do të jenë të qeta, dhe gjërat nuk do të shkojmë mirë, sidomos për ata që kërkojnë qetësi apo një punë. Dhjetori u jep më shumë luftë se sa paqe.

11 – Peshorja: Kryqi i shenjave të lëvizshme ose kardinale, duke qenë se do marrin një ndikim nga Marsi në Bricjap futen në antaganozima të fuqishëm. Kemi Afërditën në fund të dhjetorit në datën 24 që futet në Bricjap dhe duket sikur u heq një pjesë të mirë nga “torta” e dëshirave të Peshoreve. Peshoret nga e gjithë gjëja e madhe do të marrin një pjesë dhe nuk do të ndjehen të kënaqura, sepse kishin menduar që ky muaj i fundit do u jepte gjithë mundësitë. Në datën 4 kanë mundësinë që të rregullojnë diçka, një udhëtim jashtë vendit, ose një çështje ligjore.

10 – Peshqit: E fillojnë muajin mirë, Mërkuri u jep biseda të mira, premtime. Data 4 tregon që duhet të nivelojnë mirë çështjet familjare, ose të bashkëpunimeve në shtëpi, të një ndërtimi, ose të një zhvendosjeje. Pra megjithatë lajmet e mira, ngelet pjesa delikate, diagonalja familje-karrierë. Më datën 21 me Hënën e re, edhe pse është në Shigjetar përsëri është një Hënë e re shumë zhgënjyese. Premtime që do u jepen Peshqve sidomos me karrierën, ose një ndryshim pune, nuk do të jenë shumë të mira, nuk do jenë të qarta. Shumë Peshq do të dalin jashtë planifikimit, do të fillojnë diçka që do përfundojë shpejt, ose nuk do të japin rezultate të mira. Kujdes me jetën personale. Megjithëse njohjet nuk do të jenë të mira rreth datën 24 sidomos në plane shoqërore.

9 – Demi: Pavarësisht se data 2 dhe 6 do të jenë shumë të mira me biseda punë, lajme dhe kontakte shumë të mira, data 10 i vë përmbys. Çdo gjë që mund të kenë bërë Demët, aty bëhet një bilanc, ndoshta edhe Demi më optimist në këtë bilanc do të priste më shumë, por kundërshtimi i plotë i Mërkurit në Akrep me Uranin në Dem, përmbys disa gjëra që Demët i quanin shumë të sigurta. Shumë Demë sidomos të lindurit në 10 ditëshin e tretë e humbi disi llogarinë e tyre. Megjithatë do të kemi një marrëdhënie të mirë me lekun rreth datës 4, atje do të shohin një plotësim dëshire. Por, të gjitha ato që i marrin në datën 4 i lënë në datën 21.

8 – Virgjëresha: Janë një nga shenjat që do të kenë më shumë ndikim në dhjetor, është një muaj shumë i rëndësishëm për këtë shenjë. Hëna e plotë është në Binjak dhe Hëna e re është në Shigjetar, është në kuadratin e shenjave të lëvizshme ku preken edhe Virgjëreshët. Hëna e re e datës 21 nuk është e mirë për asnjë, Virgjëresha preket direkt nga kjo tendencë e Hënës së re. Mund të kenë marrëdhënie zhgënjyese, pasiguri, udhëtime jo të qarta. Do të hynë në një botë të pakalkuluar. Data 4 është një stimul i mirë për takime dhe biseda.

7 – Ujori: Janë një nga shenjat e qëndrueshme, që në fakt Hëna e re në datën 21 do i bëjë shumë shoqërorë, do dalin do argëtohen, do jenë në lëvizje dhe do jenë të preferuarit e shoqërisë, do marrin dhurata. Vazhdojnë me këtë tendencë, edhe pse Hëna e re është zhgënjyese. Rreth datës 21 do e modifikojnë jetën e tyre me ngjyra, kjo do bëjë që të kapërcejnë edhe fazat më zhgënjyese. Data 4 është e rëndësishme. Hëna e plotë në Binjak për Ujorët është një stacion për një vendimmarrje për jetën e tyre, personale, por edhe atyre profesionale. Duhet t’i japin rëndësi kësaj date. Data 10 nuk është e mirë, as për Ujorët e lindurit në 10 ditëshin e tretë, aty gjërat nuk shkojnë mirë në diagonalen familje-karrierë.

6 – Akrepi: Kanë fillim të mirën datën 2 dhe 6, kanë marrëveshje të mira, sidomos Akrepët e lindur në 10 ditëshin e tretë. Data 4 lidhet shumë me ekonominë, të rregullojnë një çështje ekonomike brenda këtij viti, data 4 është një bazë që ata të rregullojnë një bazë të re ekonomike të fuqishme. Megjithatë Hëna e re në Shigjetar edhe për Akrepët është një fundosje, sidomos në çështjet ekonomike dhe në investimet personale, ose në pritshmëritë që kanë në jetën personale. Shumë gjëra për Akrepët mund të mos shkojnë ashtu siç duhet.

5 – Binjakët: Në kryqin e shenjave të lëvizshme Binjakët do jenë një nga shenjat që do ndikohen më shumë gjatë dhjetorit. Kemi Hënën e plotë në shenjën e tyre në datën 4 dhe shumë Binjakë mezi e presin. Disa Binjakë do të realizojnë disa dëshira dhe ëndrra. Mërkuri i tyre në Akrep do bëjnë disa lidhje shumë të bukura. Do realizojnë edhe shumë punë të rëndësishme, por në datën 10 do të prishet ky ekuilibër. Hëna e re në Shigjetar përballë shenjës së tyre duhet pasur kujdes, sepse është shumë e bukur për të qenë e vërtetë, duhet të kenë shumë kujdes nga ndonjë kurth ose pasiguri në ofertat që do u jepen. Gjërat e tjera do jenë pozitive, sidomos në çështjet ekonomike.

4 – Bricjapi: Jupiteri në Gaforre është përballë Bricjapëve, ata kanë vit shumë të rëndësishëm, por Jupiterin e kanë në opozitë. Hëna e plotë në Binjak është shumë e bukur për punët e këtyre, data 4 është me punë të mira, mund të marrin edhe dy punësim. Por, u bëhet një prapaskenë shumë e fuqishme në datën 20-21 dhe këtë duhet ta kenë shumë kujdes. Hëna e re kësaj radhe sjell gjëra të reja, por edhe zbulon gjëra të cilat nuk duhen zbuluar.

3 – Dashi: Janë tre nga shenjat më me fat të muajit, por në datën 10 u ikin shumë lekë nga duart. Gjërat do ecin shumë pozitivisht mirë edhe më Hënën e plotë në Binjak në datën 4 dhe me Hënën e re në datën 21 janë në aleancë me Dashët dhe karakterin e tyre. Në datën 10 me Marsin në Bricjap ngrihen në karrierë dhe në datën 24 u afrohet një dashuri serioze për ata që nuk e kanë gjetur.

2 – Luani: Hëna e plotë në Binjak dhe Hëna e re në Shigjetar favorizon shenjat e zjarrit,n kështu që në datën 4 do kenë lajme të mira, kontakte dhe biseda, po ashtu edhe në datën 20-21. Edhe pse Hëna e re është zhgënjyese Luanët do të marrin shumë energji të bukur, do argëtohen. Kjo periudhë është perfekte për dashurinë. Është Hënë e re romantike për Luanët.

1 – Shigjetari: Do kenë Mërkurin në shenjën e tyre, Afërditën dhe Hënën e re në shenjën e tyre. Ka përkuar që ky muaj është me kurorëzimin e Shigjetarit. Vetëm se Hënën e re në datën 4 ta shikojnë me kujdes në bashkëpunime dhe në martesë, çfarë duan të realizojnë dhe çfarë vendime duan të marrin. Data 10 nuk është e mirë për asnjë, as për Shigjetarët në çështje pune dhe familje. Pas datës 20 fillon një periudhë e re dhe e mirë, duhet ta shikojnë pozitivisht.

Next