Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Golem! Dyshimet e para…

Ditën e djeshme, Policia e Durrësit ka njoftuar se ka gjetur trupin e pajetë të një 63-vjeçari në banesën e tij në Golem.

Shtetasi, me inicialet L.A., u gjet pa shenja dhune, dhe sipas këqyrjes paraprake, dyshohet se ai ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Më datë 01.12.2025, u gjet trupi i pajetë i shtetasit L.A., 63 vjeç, në banesën e tij në Golem. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.”

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërkohë që autoritetet po presin përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore për të sqaruar më tej rrethanat e vdekjes.

Next