Tjetër ngjarje e rëndë në vend/ 15-vjeçari konsumoi fotoksinë, humb JETËN në spital!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas policisë, dyshohet se i mituri ka konsumuar fotoksinë.

Edhe pse u dërgua me urgjencë nga spitali Rajonal i Elbasanit drejt QSUT-së, 15-vjeçari humbi jetën.

Njoftimi i policisë:

Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë.

Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.

Next