“Kënaqin epshet e tyre…”/ Arjan Curi: 95% e njerëzve e kanë trurin e kalbur…

Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë analisti dhe teologu, Arjan Curi, për një bisedë pa filtra dhe plot provokime nëpërmjet deklaratave të tij të forta…

“Pse deklaratat dhe analizat e tua provokojnë kaq shumë?”, u pyet ai nga moderatori i njohur.

“Filozofët zakonisht i përkushtoheshin një populli, ose një mbreti, ose një qytetërimi dhe provokonin mendim. Sepse njerëzit po nuk u provokuan, nuk mendojnë. 95% e njerëzve nuk mendojnë, sepse ata kënaqin vetëm epshet e tyre mishtore, ose mishin e tyre, gjuhën e tyre. 95% e njerëzve që nuk e kanë kuptuar podkastin tim, janë njerëz të varur nga fast foodi dhe nga pijet energjike. Kuptohet që kur hapin gojën. Duan kënaqësinë e momentit, duan të shijojnë gjërat pa u munduar.

Ti e di se cila është dëshira më e madhe e një njeriu që sapo ka mbaruar së ngrëni një sufllaqe? Të hajë një sufllaqe të dytë. Po dëshira më e madhe e një njeriu i cili sapo ka mbaruar së piri një kanaçe me pije energjike, e di cila është? Të pijë një kanaçe të dytë. Kjo është 95% e njerëzve të cilët kalbin trurin e tyre duke konsumuar ‘junk food’, jo vetëm në ushqime, por dhe në kuptimin e medias sociale. Është një studim për njerëzit që bëjnë ‘scroll up’ me video që nuk kanë asnjë përmbajtje, asnjë thelb, e kalbin trurin e tyre njësoj sikur të pijnë substanca, më keq madje”, tha Curi. /TAR/

Next