Moderatorja e njohur sportive, Laura Woods, ka reaguar pas momenteve të frikshme të së martës, kur ajo u humbi ndjenjat live në ekran gjatë transmetimit të ndeshjes së Anglisë së femrave kundër Ganës.
38-vjeçarja, e cila u bë nënë në janar me lindjen e djalit të saj Leo, u dërgua menjëherë te stafi mjekësor në stadium. Në një deklaratë të publikuar më vonë në rrjetin social “Instagram”, Woods siguroi publikun se është mirë dhe po rikuperohet.
“Ishte paksa e çuditshme,” shkroi ajo, duke shtuar: “Më vjen keq që ju shqetësova. Jam mirë. Mjekët më thanë se me shumë gjasa është një virus – duhet vetëm pak pushim dhe hidratim.”
Moderatorja e njohur falënderoi ekipin e ITV për mbështetjen gjatë incidentit, si edhe kolegët Ian Wright dhe Alex Scott (“Wrighty and Neets”), të cilët reaguan menjëherë për ta mbajtur para se të binte në tokë.
Woods po dëgjonte analizën e Ian Wright përpara nisjes së ndeshjes kur papritur u përkul përpara dhe humbi ndjenjat. Kamera kaloi menjëherë në një pamje të gjerë të stadiumit, dhe më pas ITV ndërpreu transmetimin me reklama.
Pas rikthimit, moderatorja u zëvendësua nga kolegia Katie Shanahan, e cila qetësoi shikuesit: “Siç mund ta keni vënë re, Laura është ndjerë keq. Ajo është në duar të sigurta dhe po bën mirë. I dërgojmë gjithë dashurinë tonë.”
I fejuari i Woods, Adam Collard, publikoi gjithashtu një deklaratë duke u kërkuar fansave të mos shqetësohen: “Laura është shumë mirë dhe është me njerëzit e duhur. Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja të bukura.”
🚨LAURA WOODS COLLAPSES LIVE ON AIR
‼️Shocking moment as Laura Woods fell ill while presenting England coverage on ITV.
❤️🩹She’s now recovering and said she’s OK, with medics on hand – helped immediately by pundits Ian Wright and Anita Asante 👏🏼💙 pic.twitter.com/ZuZxz7AWmx
— Gauci Reports (@MartinGauci) December 3, 2025
