Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor Dritan Qylafi, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
