E rr*hën, e t*rturuan dhe në fund e d*gjën brenda në makinë! Zbardhet vrasja e djalit të zv.kryebashkiakut

Policia austriake ka publikuar detaje mbi vrasjen brutale të një studenti 21-vjeçar ukrainas, djalit të nënkryetarit të bashkisë së Kharkiv, javën e kaluar në Vjenë. Studenti i ri u gjet i karbonizuar brenda makinës luksoze të babait të tij.

Vrasja u zbulua kur një alarm zjarri u aktivizua në një kompleks banimi në Donaustadt të Vjenës në mbrëmjen e 26 nëntorit. Një “Mercedes” u dogj plotësisht, ndërsa në sediljen e pasme ishte trupi i 21-vjeçarit Danilo. Gjatë hetimit, u zbulua se i riu fillimisht ishte rrahur nga një shok shkolle në parkingun nëntokësor, pastaj ishte futur në “Mercedesin” e zi të babait të tij dhe ishte torturuar. Disa orë më vonë, ai është djegur i gjallë.

Një ditë më parë, familja e tij, duke mos qenë në gjendje ta kontaktonte, lëshoi një kërkesë për kërkimin e të riut, por kur gjetën llogaritë e tij të kriptomonedhave bosh, ata kontaktuan policinë. Sipas informacioneve nga gazeta austriake “Krone”, 21-vjeçari jetonte në një apartament luksoz.

Ndërkohë, në qytetin lindor ukrainas të Kharkivit, njerëzit po mbajnë zi për djalin e zëvendëskryetarit të bashkisë. Megjithatë, kryetari i bashkisë Igor Terekhov nuk pranoi të komentonte mbi platformën “Suspilny”, duke vënë në dukje se humbja ishte një çështje që i përkiste familjes së zëvendëskryetarit të tij.

“Kjo është një tragjedi njerëzore”-, tha ai

Dy të dyshuar, gjithashtu ukrainas, të moshës 19 dhe 45 vjeç, u arrestuan në lidhje me vrasjen brutale në Ukrainë, pasi ishin kthyer atje me sasi të mëdha kartëmonedhash. Dyshohet se ata i konvertuan shpejt fondet kripto në kartëmonedha.

Next