U qëllua dy herë më thikë, kush është 41-vjeçari që u plagos! Policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim (EMRAT)

axhi Shehu është 41-vjeçari i cili është qëlluar dy herë me thikë pasditen e kësaj të mërkure në Qerret.

Burime bëjnë me dije se autori i ngjarjes, Egzon Sinani, është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.

Shkaqet dhe rrethanat e sherrit mes të rinjve janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.

Sakaq, burime bëjnë me dije se i plagosuri Shehu vijon të jetë në ambientet e spitalit ndërsa gjendja raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Next