Babai polic në Shqipëri, nëna mjeke! 20-vjeçari kapet duke shitur kokainë në Angli! Avokati përplaset me gjyqtarin: Vjen nga një familje e mirë (Foto+EMRI)

Martin Makarjadhi 20 vjeç është dënuar me dy vite burg në Britaninë e Madhe pasi u kap duke shitur kokainë dhe kanabis në rrugët e Anglisë. Sipas raportimeve, shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe po punonte për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh. Mësohet se 20-vjeçari është djali i një efektivi policie në Shqipëri ndërsa nëna e tij me profesion mjeke.

Gjatë kontrollit, në rrobat e tij të brendshme u gjetën 13 qese me kokainë. Në banesën e Makarjadhit u sekuestrua edhe një tjetër shumë prej 1,000 paundësh, kanabis dhe pajisje të përdorura për përgatitjen e drogës. Ai u kap me 6.3 gramë kokainë, me vlerë rreth 640 paund në treg.

Prokurorja theksoi se i riu kishte ardhur ilegalisht në Britani vitin e kaluar dhe se borxhi prej 15 mijë paundësh e kishte futur në aktivitet kriminal. Në intervistë, ai pranoi se paratë e gjetura përdoreshin nga shitja e drogës.

‘Ai duket i pafajshëm dhe me rol më të vogël në këtë skemë,’ tha Purcell-Chandler.

Gjyqtari Hassan Khan deklaroi: ‘Mosha nuk e shpëton nga burgu. Ai është djali i një oficeri policie në Shqipëri.’

Avokati mbrojtës, Nick Cotter, tha: ‘Ai ka qenë shumë i hapur me mua. Vjen nga një familje e mirë në Shqipëri – i ati është oficer policie, e ëma mjeke. Ata nuk e dinë se ai ka qenë në burg. Dëshiron të kthehet sa më shpejt në Shqipëri. Personat që i siguruan pasaportën e detyruan të shiste drogë. Është një djalë inteligjent dhe e kupton seriozitetin e veprës së tij.’

Gjyqtari vijoi: ‘E dije shumë mirë që ajo që po bëje ishte e gabuar.’

Makarjadhi u dënua me dy vjet burg. Gjykata urdhëroi konfiskimin e drogës, telefonit, pajisjeve dhe shumave të parave të sekuestruara.

Next