“Është i paprekshëm nga drejtësisa shqiptare”/ Gazatari: Rama ka frikë nga këto 2 dosje

Gazetari Artan Hoxha tha se kryeministri Edi Rama nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, por nga dy dosje të tjera që lidhen me hetime ndërkombëtare – çështja “McGonigal” dhe ajo e kartelit meksikan “Sinaloa”.

Në emisionin “Çim Peka LIVE”, Hoxha tha se Rama është “i paprekshëm” brenda sistemit shqiptar të drejtësisë, ndërsa informacionet që dalin në publik vijnë nga SPAK. Sipas tij, kjo është arsyeja pse “personazhet e botës së krimit flasin mirë për kryeministrin”.

‘Edi Rama është në situatë më të rëndë se Belinda, por në çështje që kanë të bëjnë me hetime ndërkombëtare, ky është hetim i brendshëm dhe e ka kollaj.

Është hetim i rëndë McGonigali, sepse doli që qeveria shqiptare, nga zyra e tij, ka dalë informacioni dhe është korruptuar zyrtari i FBI-së, për të krijuar një narrativë se opozita ka lobuar me para ruse. Kështu je i kapur dhe u gjet edhe ai garazhi atje, ku janë dhënë paratë. Edhe pse kjo është maja e ajsbergut se nuk janë dhënë vetëm 220 mijë dollarë aty, por është provë e kapur nga autoriteti hetimor më i mirë në botë sot’, tha Hoxha.

Gjithashtu ai shtoi se sipas tij, kryeministri nuk po ndërhyn për të mbrojtur Belinda Ballukun, por po dërgon mesazh tek hetuesit që ‘të mos guxojnë të afrohen te telefoni i tij’.

‘Në rastin konkret ai nuk po mbron fare Belindën, por po u thotë atyre që po hetojnë çështjen dhe kanë telefonat aty, po u rikujton që u tha, mos guxoni të afroheni tek telefoni im.

Në çdo çështje korrupsioni, po nisi hetimi dhe u tërhoq litari, ai shkon në bulevard. Askush nuk e le litarin të shkojë në bulevard, por e presin.

Po të ishte ndjekur standardi me çështjet e tjera, SPAK duhej të shkonte në parlament dhe ta linte topin në derën e tyre, dhe ti thoshte parlamentit që unë ta solla dhe duke mos i dhënë kohë dhe Ramës.

Rama do vetëm 1 javë kohë sa të rivendosë kontaktet. Belinda Balluku është maja e ajsbergut të një grupi të madh interesash politike, ekonomike, kriminale. Është një botë pas saj. Dhe në momentin që ti do heqësh Belindën do u thuash këtyre mbrapa që, unë jam, unë e kontrolloj situatën dhe do vazhdoni me mua’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, gazetari Artan Hoxha.

Next