“Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e bëjnë për spital

Një 40-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spitalin “Parini”, në Aosta të Italisë, me plagë të shumta në trup, të shkaktuara nga një rrahje. Shoku i tij arriti të shpëtonte duke vrapuar përmes shkurreve.

Dhe nuk ka qenë një grindje, por një dajak që ia kanë dhënë banorët e zonës në Arnad, ku i plagosuri kishte tentuar që të kryente vjedhje me mikun e tij.

Shqiptari sipas mjekëve ka pësuar ndër të tjera, një frakturë të legenit dhe plagë nga një objekt i mprehtë, ndoshta një kazmë. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar sulmuesit, që dyshohet se janë banorë të zonës që mbulon stacioni i karabinierëve të “Shën Vincentit”.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur dyshohet se 40-vjeçari hyri për të vjedhur në një banesë të zonës. Por aty u diktua nga pronari, familjarët dhe më pas u ndoq edhe nga banorë të tjerë. Në ikje e sipër u dhunua, teksa u godit edhe me kazmë.

Shqiptari u arrestua më pas në gjendje spitalore dhe po hetohet për agresorët. Mjekët thonë se plagët kanë nevojë 30 ditë për t’u shëruar.

Pas arrestimit, policia sekuestroi mallrat e vjedhura që mbante me vete: 500 euro në para të gatshme, bizhuteri dhe një çantë me vlerë, me një vlerë totale prej 5000 eurosh.

Një bashkëpunëtor që ishte me të arriti të arratisej në zonën e pyllëzuar, jo shumë larg shtëpive. Sipas rindërtimit të hetuesve, hajdutët kishin hyrë në shtëpi duke hapur me forcë një derë me rrjetë. Në të njëjtin qytet, përpara asaj ku ndërhynë banorët, kishte ndodhur një tjetër tentativë për vjedhje me thyerje .

Seanca e masës u bë me videokonferencë. I përfaqësuar nga avokatja Laura Marozzo, 40-vjeçari ushtroi të drejtën e tij për të heshtur para gjyqtarit. Për momentin – sipas vendimit të magjistratit për vërtetimin e arrestimit – ai do të mbetet në spital dhe kur gjendja e tij ta lejojë, do të transferohet në burg në paraburgim, informon media italiane.

Gjykimi i shkurtuar është planifikuar për 19 dhjetor. Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Manlio D’Ambrosi. Ndërkohë, hetimet nga Karabinierët e kompanisë Châtillon/Saint-Vincent po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit.

Next