“Çmenduri” në Unazë në Tiranë, pajisja inteligjente e Policisë kap shoferin duke ecur me…

Policia Rrugore po vijon monitorimin e akseve kryesore në Tiranë dhe në qarqe, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore për qytetarët.

Gjatë një kontrolli të kryer në Unazën Lindore, përmes mjeteve inteligjente të matjes së shpejtësisë, u regjistruan raste ekstreme, me automjete që lëviznin deri në 244 km/h. Autoritetet e konsiderojnë këtë një rrezik serioz për jetën e drejtuesve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit thekson:

“STOP SHPEJTËSISË! Shpejtësia vret jetën!”
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës dhe sektorët e policisë në qarqe, vijon monitorimin e akseve rrugore me mjete inteligjente shpejtësimatëse.

Në Unazën Lindore, ku kufiri i lejuar është 80 km/h, Poliscani ka regjistruar shpejtësi deri në 244 km/h – një rrezik ekstrem për jetën e drejtuesit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit për të rritur sigurinë në rrugë.”

Policia apelon edhe një herë për kujdes dhe përgjegjësi, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje.

Next