Burri kishte ndërruar jetë, djali në burg! E moshuara në Korçë gjendet e pajetë

Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17.

Ajo është identifikuar si Bajame Metali. Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën.

Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Mësohet se të moshuarës prej vitesh nuk dilte nga banesa ku jetonte e vetme pasi i kishte ndërruar jetë bashkëshorti ndërsa djali i saj ishte në burg.

70-vjeçarja, Bajame Metali është gjetur pajetë në banesën e saj në lagjen 17 të qytetit të Korçës. Kanë qenë fqinjët ato që kanë konstatuar vdekjen e saj dhe me pas kanë lajmëruar uniformat blu.

Sipas grupit të hetimit, mendohet se vdekja ka qenë natyrale pasi në trupin e 70 -vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Fqinjët tregojnë se moshuara jetonte e vetme pas vdekjes së bashkëshortit, ndërsa djali i saj ndodhet në burg. Gjithashtu fqinjët tregojnë se ajo ishte e paralizuar dhe kishte kohë që nuk dilte nga shtëpia.

“Vinte ndonjë herë i vëllai dhe i sillte për të ngrënë. Vinte e motra nga Tirana dhe e shikonte. Këto nuk erdhi. Kemi hyrë tre veta dhe e gjetën të rënë nga divani. Telefonuam policinë.

Ky nuk është rasti i vetëm ku të moshuar që jetojnë të vetmuar janë gjetur të pajetë në banesa të ndryshme në qytetin e Korçës.

Next