Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas motorin, raportohet për viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Prushit.

Siç bën me dijen policia, një automjet me drejtues F.GJ., 23 vjeç ka përplasur një motor të drejtuar nga B.T., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ky i fundit ka ndërruar jetë. Ndërkohë ka mbetur e plagosur një 22-vjeçare A.Gj, pasagjere në motomjetin e 40-vjeçarit që humbi jetën.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Next