Category: Horoskopi

  • Horoskopi për gushtin/ Paratë, dashuria, shëndeti, ja çfarë thotë astrologu

    Horoskopi për gushtin/ Paratë, dashuria, shëndeti, ja çfarë thotë astrologu

    “Gushti do të jetë një muaj i mirë”,- tha astrologu Jorgo Pulla, ndërsa bërë parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin gusht.

    Dashi: Mundësi shumë të mira të përgatitemi. Dashët e 10 ditëshit të dytë do të zgjidhin probleme të mëdha që kanë pasur në fushën e dashurisë.

    Demi: Është një muaj që nuk shqetësohen, demët e 10 ditëshit të parë do të bëjnë ndryshime të mëdha të punës së tyre. 10 ditëshi i dytë duket se në hënën e re në shtëpinë e katërt diellore, për të palidhurit kanë një shans shumë të mirë. Ndërsa për 10 ditëshin e tretë muaji fillon me ndryshime të vogla por me arritje të mëdha në fund. Ndërsa për çështjet ekonomike do të ketë një stabilizim.

    Binjakët: Fokusohen tek komunikimi. Por mërkuri kthehet në retrogradë në datën 5. Dhe do të thotë se disa çështje të mëdha mund të rregullohet. Kur kemi mërkurin në retrogratë të kemi bindjen se do të ketë ndryshime të mëdha. Një dashuri e papritur dhe një diçka shumë e madhe ndodh. Do të kenë udhëtime të shkëlqyera.

    Gaforrja: Gaforret janë të familjes, kanë një problem të vogël tani, por që do të zgjidhet. Këto shenja kanë të bëjnë me familjen dhe një pasardhës është duke ardhur. Të dhjetëditëshit të dytë kanë të bëjnë me mbylljen e borxheve të së shkuar dhe një cikël të ri. Ata që janë të fejuar kapërcejnë problemet me të shkuarën, duhet të kenë kujdes nga thashethemet.

    Luanët: Do të jetë një muaj i rëndësishëm financash, një moment shumë mirë. Do të bëjnë kontrata shumë të rëndësishme. Në 10 dhjetëshin e dytë, kërkohet maturi sepse do të marrin vendime të rëndësishme. 10 ditëshi i tretë duhet të jetë u vëmendshëm në lidhje me blerjet sepse mund të kryejnë shpenzime që mund t’u sjellin probleme.

    Virgjëresha: Kemi dy planetë që hyjnë në shenjën e virgjëreshës. Në datën 5 i viziton Aërdita. Për virgjëreshat do të ishte mirë të kenë kujdes nga huatë, ose nga bankat. Do të fitojnë një gjyq që kanë 13 vite me probleme të mëdha dhe do të triumfojë e drejta. Do të kenë takime fantastike dhe do të kenë mundësi të reja.

    Peshorja: Disa prapaskena që iu janë bërë para disa viteve duket se do të fitojnë të drejtën e tyre. Në 10 ditëshin e parë ka disa prapaskena por vjen momenti i zhbllokimit. Do të kenë ndryshme të mëdha dhe pozitiviteti më i mirë i mundshëm do t’i shoqërojë. Do të marrin një lajm këtë javë dhe pret diçka e madhe do të ndodhë.

    Akrepi: Karrierë, imazh, mundësi. Kanë mundësi të veçanta që japin punës. 10 ditëshi i parë do të merret me kontrata e çështje punë. Në fund të muajit do të shfaqet një dashuri e fshehtë. Kanë mundësi të zgjidhin problemet dhe 10 ditëshi i tretë është i favorizuar në fushën e dashurisë.

    Shigjetarët: Gushti është muaj i favorshëm. Perspektiva profesionale dhe personale. Duket se kanë mundësi të zgjidhin çështje me pasuri të paluajtshme.

    Bricjapi: Kanë shumë ndikime dhe me ndryshimet e mëdha që po bëhen. 10 ditëshi i parë ka të bëjë me një kontratë shumë të rëndësishme, por 10 ditëshin e dytë duhet të kenë shumë kujdes.

    Ujorët: Duket është një muaj që do të fokusohen tek marrëdhëniet me punën, karrierën, ndryshimet vendimet. Kanë dy gjera kryesore, ujorët kanë besnikëri dhe stabilizimin e punës. Mërkuri në retrogradë ndihmon të bëjnë disa biseda që të kuptojnë përse gjërat ndodhën. Është momenti i mirë nga data 14 për udhëtime familjare.

    Peshqit: Në këtë periudhë kanë qenë shumë në vështirësi. Në gusht është mirë që të relaksohen. Shëndetin të mos e lënë pas dorë. Këtë muaj duhet të qetësohen, kanë momente shumë të mira dhe kanë mundësi dhe çështje të mëdha, ekonomike financiare. Disa çështje që janë refuzuar në fushën e punës dhe të karrierës, duket se fitojnë një gjyq. Dhe në çështje shpirtërore pas datës 15 është koha ideale.

  • Horoskopi, 26 korrik, shenjat më me fat

    Horoskopi, 26 korrik, shenjat më me fat

    Dashi

    Dashuria do të bëjë që të harroni problemet që ju shqetësojnë. Ka disa probleme që të cilat nuk ju lënë rehat, duke nisur nga puna. Disa projekte nuk po ecin siç duhet dhe duhen ndryshuar.

    Demi

    Keni yjet në favorin tuaj, të cilat do ju lejojnë që të bëni kërkesa dhe të merrni përgjigje të mira. Përfitoni edhe në dashuri, por mos humbni kohë me kë nuk ju meriton. Në punë, duhet të veproni me sa më shumë diplomaci dhe do të shikoni se suksesi nuk do të vonojë.

    Binjakët

    Mundohuni që të shmangni konfliktet dhe tensionet, duke i shtyrë diskutimet për javën e ardhshme. Në raport me të kaluarën, yjet nuk do të jenë kundër dhe problemet në punë do të zbuten.

    Gaforrja

    E premtja do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe gjatë saj mund të ketë kundërshti në punë. Mundohuni që ti rregulloni gjërat me qetësi.

    Luani

    Gjatë kësaj dite do të ndiheni plot me energji, për shkak të ndikimit të favorshëm të Hënës. Mundohuni që të organizoni një takim me dikë të rëndësishëm. Veç bëni kujdes me shpenzimet, pasi shpesh e teproni.

    Virgjëresha

    Do të nisë një periudhë e mirë për dashurinë, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm. E premtja është mjaft e favorshme për ndjenjat dhe pasionin. Sa i takon punës mund të planifikoni të ardhmen, duke u siguruar që të mos gaboni.

    Peshorja

    Duhet të tregoheni më të kujdesshëm në raportet ndërpersonale, ku kërkohet qetësi. Mundohuni që ti lini gjërat që të rrjedhin lirisht. Në punë keni nevojë për më shumë stimuj dhe shtysën e duhur për të vazhduar. Frytet e mundit tuaj do ti shikoni në pjesën e dytë të vitit.

    Akrepi

    Ju pret një e premte e favorshme sa i takon dashurisë, ku do të keni mundësi që të përballoni dhe zgjidhni disa çështje në dashuri. Nëse ju intereson dikush, merrni guximin të parët. Në punë do të ketë pritshmëri të mira, nëse merrni iniciativën e duhur tani.

    Shigjetari

    Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar në sajë të ndikimit të Hënës dhe Marsit, ku do të zgjidhni disa probleme të mbartura. Në punë mund të ketë të reja dhe ndryshime, ndërsa shkurti do të sjellë zhvillime interessante.

    Bricjapi

    Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Nëse duhet të përballeni me dikë flisni qartë, dhe mos pretendoni më shumë nga sa duhet. Në punë duhet të përvishni mëngët dhe të vlerësoni mirë çdo gjë.

    Ujori

    Bëni mirë të reflektoni para se të flisni. Jeni disi të tensionuar dhe keni shumë gjëra që ju kalojnë në kokë. Kjo gjë mund t’iu shkaktojë ndonjë problem. Ndërsa sa i takon parave duhet të rikuperoni, pasi jeni përballur me vonesa në pagesa.

    Peshqit

    Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, ku do të bëni plane të mëdha në çift. Në punë bëni kujdes me nervozizmin dhe përgjegjësitë e shumta që keni mbi supe. Po ashtu mund të keni probleme me të ardhurat.

  • Lajme të reja, probleme me paratë dhe të papritura:Horoskopi për muajin gusht, ja çfarë iu kanë rezervuar yjet

    Lajme të reja, probleme me paratë dhe të papritura:Horoskopi për muajin gusht, ja çfarë iu kanë rezervuar yjet

    Astrologia e njohur Meri Gjini, ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin gusht për të gjitha shenjat e zodiakut.

    Dashi

    Për këto ditë të mbetura të javës nuk duhet të bëni lëvizje ekonomike. Gjatë gjithë gushtit nuk është momenti për të folur me bankat. Kjo çështje duhet të pres. Sidomos nga datat 5-25 gusht ka tendencë për të bërë lëvizje të gabuara ekonomike. Nga e hëna deri në datën 6, janë ditë shumë të mira për ju. Kujdes datën 19. Çështjet e karrierës do jenë prezent, duke rezultuar një periudhë produktive.

    Demi

    Përsa i përket kësaj fundjave, nevoja për pushim është shumë e madhe. Ky mars në pozicionin që është, favorizon lëvizjet, udhëtimet. Por nuk favorizon lëvizjet bankare. Për Demat, shumë kujdes në raportet shoqërore dhe sociale. Me shumë gjasa do kenë firo në pjesën sociale që nuk do i pëlqej aspak dhe vështirë të rikthen sërish siç kanë qenë.

    Binjakët

    Marsin e kanë te vetja, deri më 5 shtator. Pasiguritë dhe paqëndrueshmëritë janë ndjesi që përcillet. Por kjo nuk lidhet me atë që do ndodh në të vërtetë. Ky mars imponon ndryshimin, përmirësim të ndjeshëm në çështjen e profesionit. Propozimet, diskutimet për çështjet e punës do jenë prezent, kudo që të jeni fizikisht. Por mos u nxitoni në vendimmarrje, pasi do keni mundësi të zgjidhni më të mirën.

    Gaforrja

    Këtë fundjavë ka të bëjë me mënyrën si ndihen në raport me veten. Ka një paqëndrueshmëri emocionale. I bën të ëndërrojnë bukur, por nuk dihet sa do jetë mundësia t’i realizojnë. Marsi te Binjakët u impenjon mbyllje të çështjeve që i keni të hapura. Mos i lini për në shtator, pasi do t’ju marrë shumë kohë. Kujdes me fizikun tuaj në datat 15-16 gusht.

    Luani

    Venusin e kanë te vetja edhe për pak ditë. Këtë fundjavë duhet të merren me veten e tyre. Nga data 15-27 gusht, Mërkuri kthehet në të kundërt te ju. Kjo dmth që në atë periudhë pavarësisht agjendës, do ju gjejë në punë. Marsi te Binajkët bën të mundur që vjeshta të jetë hiperaktive. Në gusht duhet të bëni korrigjime në rrugëtimin e karrierës suaj, por jo nisje të reja. Grindja në lidhje me ekonominë do jetë prezent që këtë fundjavë. Këshillë: Mbyllni detyrimet ekonomike para datës 15 gusht. Pasi ka tendencë të fortë që në datat 15-21 gusht të ndodhin debate të forta në lidhje me ekonominë.

    Virgjëresha

    Pjesa më e madhe e tyre do jetë në punë. Mërkuri do jetë në të kundër te ata, që do bëjë të ketë vonesa. Këtë gusht merruni me punën deri në datën 6 gusht. Më pas do keni mundësi për të pushuar. Venusi do jetë te ju deri më 30 gusht, por do jetë sfidues. Do i jepni shumë rëndësi pamjes suaj fizike ose ambientit ku jetoni.

    Peshorja

    Venusi te Virgjëresha bën që të jetë domosdoshmëri raporti i mirë me veten. Kanë një tendencë të kënaqin veten dhe të jenë të ekuilibruar. Por që këtë fundjavë do i dedikoni shumë kohë familjes suaj. Pjesën e parë të shtatorit gjithashtu familja do ju marri goxha kohë. Ky gusht do i nxisë dëshrin të jenë me sa më pak njerëz. Do preferoni vende të qeta dhe të paqta. Ka ardhur momenti të rigjeni veten pasi në vjeshtë duhet të jeni gati për shumë ndryshime.

    Akrepi

    Ekonomi vazhdon të jetë prioritet. Edhe pse është gusht. Nesër me kalimin e Mërkurit të Virgjëresha, shija e parë që do merrni do jetë benefit ekonomik. Duhet të keni kujdes që lëvizjet me bankën t’i bëni në data 28 gusht-5 shtator. Marsi te gaforrja ju shkon shumë më tepër në lidhje me risqet e ekonomisë. Zhvillimi i përshpejtuar i ambicieve tuaja është prioritet.

    Shigjetari

    Marsin e kanë përballë, Jupiterin e kanë përballë. Kudo që të jenë do merren me punë. Mbajeni telefonin afër. Kjo do jetë gjithmonë për mirë, për zhvillimin e tyre. Një periudhë shumë e mirë që do sjell bashkëpunime për një kohë të gjatë. Në mesin e muajit duhet të jeni të kujdesshëm në çift.

    Bricjapi

    Në këtë fundjavë, deri në 15 gusht do ishte mirë të mbajnë larg diskutime që lidhen me punën, karrierën dhe lekun. Mund t’ju prishin terezinë dhe atmosferën duke ju detyruar të largoheni nga ambienti ku ndodheni. Do ishte mirë që të shijoni agjendën deri në datën 12-13, pasi në mesin e gushtit do i ktheheni një ritmi të përshpejtuar si në profesion dhe në familje. Marsi është në familjen e 6 të diellit të tyre. Është një moment shumë i mirë për të zgjidhur çështje familjare. 15-27 gusht është periudhë korrigjuese.

    Ujori

    Plutoni është pothuajse më pak se 1 gradë. Mund të ndihet shumë pak, në lidhje me dokumenta apo këmbime ekonomike. Ky mars është shumë i favorshëm. Nga data 21-6 gusht do ketë lajme shumë të mira. Faktori i të papriturës është shumë prezent për muajin gusht për ujorët. Mos i lini hapësirë duke u nxituar dhe marrë risqe jo të sigurta.

    Peshqit

    Edhe në këtë 4 ditësh, por edhe gjatë gjithë gushtit, me Marsin te Binjakët duhet të keni prioritet menaxhimin të drejtë dhe të saktë me shpenzimet. Shqetësimi është a do ja dalim mbanë me shpenzimet. Dedikoni më shumë kohë marrëdhënies në çift. Duhet të bëjnë korrigjime vetë dhe jo të presin nga të tjerët. Kujdes me fizikun, sepse Peshqit, Binjakët, Ujorët dhe Luanët vazhdojnë të kenë shqetësime të vogla me veten dhe familjarët.

  • Këto shenja të horoskopit do të jenë më me fat në gusht

    Këto shenja të horoskopit do të jenë më me fat në gusht

    Dashuritë e vjetra dhe të reja do të shfaqen, do të jeni tërheqës, do të keni para, jo shumë, por aq sa keni nevojë për t’i kaluar pushimet me lehtësi. Ju që keni lindur në mesin e dekadës së dytë, keni Jupiterin në shtëpinë e 5-të, e cila kur të takohet me Marsin te Binjakët, më 14/8 do t’ju ngrejë nga ana romantike dhe ka mundësi që të rrezikoni.

    LUANI

    Po, pas ca kohësh ju erdhi radha të gëzoheni, nëse i përkisni dhjetëditëshit të parë ose deri në mes të dhjetëditëshit të dytë. Mërkuri dhe Afërdita ju sjellin mundësi dhe perspektiva të reja për të marrë para, për të gjetur një burim tjetër të ardhurash ose për të organizuar financat tuaja, duke shmangur humbjet e panevojshme dhe humbjen e parave për gjëra që kanë përmbajtje ose do t’ju sjellin fitime në të ardhmen e afërt.

    DEMI

    Siç tregon gjithçka, edhe ju do të jeni një nga ata që do të kaloni një gusht të bukur dhe shumë romantik, nëse keni lindur në dekadën e parë deri në mes të dekadës së dytë, pasi planetët (kryesisht Venusi) do të kujdesen për të. Mërkuri do të kalojë edhe më herët, edhe pse në datën 8/7 do të kthehet në retrogradë dhe kjo mund të sjellë kujtime dhe ish-e. Nga ana tjetër, ju që keni lindur deri në mesin e dekadës së dytë, do të keni Marsin dhe Jupiterin në shtëpinë tuaj të dytë , gjë që do t’ju detyrojë të shpenzoni pak më shumë, por edhe të rrezikoni për të marrë diçka që dëshironi vërtet.

  • Horoskopi për sot, 25 korrik, shenjat më me fat

    Horoskopi për sot, 25 korrik, shenjat më me fat

    Dashi
    Hëna do të jetë mjaft e favorshme dhe yjet do të kenë ndikim pozitiv. Edhe dashuria do të dhurojë emocione të bukura gjatë kësaj dite.

    Demi
    Ky është moment mjaft interesant sa i takon ndjenjave, ku do të ndiheni të sigurtë lidhur me atë që ndjeni. Në punë duhet të ndryshoni diçka.

    Binjakët
    Nëse jeni vetëm, tashmë do të keni mundësi që të gjeni dikë, por kujdes në zgjedhjen e njeriut të duhur. Në punë duhet durim.

    Gaforrja
    Ju pret një periudhë ideale për dashurinë, ndaj organizoni diçka për ta kaluar këtë kohë me personin që dashuroni ose që ju intereson.

    Luani
    Bëni mirë që të sqaroheni, por mos e sulmoni tjetrin. Mendoni mirë para se te diskutoni me partnerin. Puna do jetë si zakonisht.

    Virgjëresha
    Në dashuri, do ju duhet që të bëni zgjedhje vendimtare. Ndoshta keni nevojë që të shkëputeni një periudhë nga puna, për të kuptuar se çfarë dëshironi.

    Peshorja
    Venusi, Mërkuri dhe Hëna janë mjaft të favorshëm. Do të keni mundësi që ta shfrytëzoni këtë moment për të zgjidhur çështje që kanë kaluar.

    Akrepi
    Marsi do ju ndihmojë në dashuri, ndaj mundohuni që të shmangni debatet. Në punë do të keni mundësi që të zgjidhni disa probleme.

    Shigjetari
    Në punë kërkohet vëmendje maksimale, ndaj duhet të gjeni një mënyrë për të shmangur problemet.

    Bricjapi
    Në dashuri do të keni mundësi që të ketë diçka të rëndësishme. Në punë, ndjeni se e dini se çfarë dëshironi dhe do të jeni të vendosur për ta arritur.

    Ujori
    Prania e Hënës në shenjën tuaj, do ju ndihmojë në dashuri. Mjaft mirë do të ecë sfera profesionale dhe projektet.

    Peshqit
    Në dashuri keni energji, e cila do ju vijë në ndihmë. Në punë, ndoshta është momenti që të ndani prioritetet.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Korrik 2024

    Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Korrik 2024

    Dashi

    Parashikohen mundësi shumë të mira për të mbyllur çështje të rëndësishme profesionale. Megjithatë duhet të jeni të gatshëm, që të merrni përsipër disa përgjegjësi më shumë. Nga pikëpamja sentimentale, kjo është një periudhë mjaft e favorshme për takimet.

    Demi

    Ka disa dyshime të cilat nuk ju lejojnë që të jetoni qetësisht një lidhje të re, apo një eksperiencë pune. Këshillohet që të zgjidhni çdo problem me qetësinë e duhur.

    Binjakët

    Sugjerohet që në vendin e punës të mos keni shumë pretendime, pasi disa prej pritshmërive tuaja mund të mos kuptohen nga bashkëpunëtorët. Përcaktojini mirë ambiciet tuaja, në bazë të mundësive që keni në dispozicion.

    Gaforrja

    Një takim i papritur do ju bëjë mjaft euforik. Nga ana tjetër ky është një moment shumë i favorshëm për dashurinë dhe rindezjen e pasionit. Nga pikëpamja profesionale, favorizohet një marrëveshje e re mjaft e rëndësishme.

    Luani

    Kjo e enjte do të jetë mjaft interesante për të marrë më shumë, si nga pikëpamja profesionale edhe ajo sentimentale. Jeni në kërkim të një partneri/e në lartësinë tuaj dhe duke qenë shumë krenar, nuk kënaqeni lehtësisht. Megjithatë nuk duhet të nënvlerësoni personat që keni pranë.

    Virgjëresha

    Do të jeni të përhumbur në një sërë angazhimesh, të cilat duhet t’iu lejojnë që të kujdeseni për emocionet dhe shëndetin tuaj. E keni lënë veten shumë pas dore dhe tashmë do të ndiheni mjaft të lodhur. Këshillohet që të riorganizoni rutinën tuaj dhe të shpenzoni më shumë kohë cilësore me familjen.

    Peshorja

    Do të keni nevojë që të shkëputeni dhe të largoheni nga të gjitha shqetësimet që ju tensionojnë dhe ju bëjnë nervoz. Këshillohet që të planifikoni një arratisje të vogël romantike dhe të përfitoni për të rigjetur stabilitetin dhe harmoninë në të gjithë raportet ndërpersonale.

    Akrepi

    Kur jeni të nervozuar shpesh prireni që të izoloheni, por kjo nuk është strategjia më e mirë që duhet të ndiqni momentalisht, sidomos në dashuri. Jini kurajoz dhe mundohuni të mbështeteni te partneri/ja. Në vendin e punës parashikohen konfirmime të rëndësishme.

    Shigjetari

    Kjo ditë mesjave është mjaft e rëndësishme, për të çuar deri në fund të gjitha projektet e lëna pezull prej kohësh. E enjtja sjell një sërë zgjidhjes, të cilat do ju lejojnë që të zgjidhni çdo keqkuptim në punë.

    Bricjapi

    Do të jetë një ditë gjatë së cilës duhet të rishikoni me vëmendje disa prej projekteve tuaja si dhe të mbyllni negociata të rëndësishme, të cilat i keni zvarritur prej kohësh. Parashikohen mundësi të mira, për të ndryshuar rutinën tuaj, shkruan noa.al.

    Ujori

    Mundësitë nuk do të mungojnë dhe intuita juaj do ju lejojë që të merrni konfirmime të rëndësishme dhe të realizoni një projekt të cilin e keni menduar prej kohësh. Këshillohet që të jeni të matur me shpenzimet dhe të bëni kujdes në dashuri.

    Peshqit

    Këshillohet që të mos përfshiheni në çështje me shumë ngarkesë, të cilat mund të kompromentojnë gjendjen tuaj fizike, sidomos nëse keni kaluar ditë me stres. Pasditja dhe mbrëmja parashikohen të jenë më të qeta dhe romantike.

  • Horoskopi ditor, shenjat më me fat..

    Horoskopi ditor, shenjat më me fat..

    Dashi
    Nëse jetoni bashkë me partnerin, problemet financiare do iu shqetësojnë më tepër. Ato mund ta prishin atmosferën që është krijuar. Aspekti financiar është i mirë.

    DEMI

    Jeta juaj në çift do jetë shumë e lehtë gjatë kësaj dite. Do bashkëpunoni mirë me partnerin. Në planin financiar nuk do të merrni të ardhurat që keni dashur prej kohësh.

    BINJAKET

    Falë ndikimit të Venusit dhe Marsit, ka mundësi që jeta sentimentale të jetë e mirë. Ju do të filloni një projekt të rëndësishëm. Mirë është të shmangni investimet financiare.

    GAFORRJA

    Duhet të mendoheni mirë, sesi të ruani klimën e ngrohtë në çift. Mundohuni ta kuptoni partnerin, për të shmangur keqkuptimet. Në planin financiar kryeni shpenzimet që dëshironi.

    LUANI

    Ambienti sotëm në dashuri do të jetë i ngrohtë dhe autentik. Do bëni gjithçka, që t’ia plotësoni dëshirat partnerit tuaj. Në aspektin financiar duhet të shmangni shpenzimet.

    Virgjëresha

    Jupiteri do merret me jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të mrekullueshme dhe të mbushura me pasion. Në aspektin financiar duhet të flisni me specialist.

    PESHORJA

    Do jeni në humor të mirë sot dhe do e pranoni çdo situatë të re që do krijohet me partnerin. Organizoni një mbrëmje interesante. Ju do të dini si të menaxhoni të ardhurat tuaja.

    AKREPI

    Aspekti afektiv do të jetë i mirë për ata që janë në çift. Partneri do të kujdeset siç duhet për ju. Në aspektin financiar duhet të merrni ide nga shoqëria, që të keni të ardhura.

    SHIGJETARI

    Ata që janë në çift do mundohen të ndryshojnë diçka në jetën në çift. Nëse vazhdoni të bashkëpunoni, gjithcka që doni do iu realizohet. Ju do të bëni disa investime të rëndësishme.

    BRICJAPI

    Sot duhet të keni një bashkëpunim të mirë në çift. Do bëni përpjekje me partnerin që ta konsolidoni lidhjen që keni krijuar. Duhet të dini si t’i menaxhoni të ardhurat financiare.

    UJORI

    Venusi do të ndikojë që të keni një bashkëpunim harmonik me partnerin. Beqarët nuk do jenë të favorizuar në dashuri. Në aspektin financiar do të menaxhoni siç duhet të ardhurat tuaja.

    PESHQIT

    Mërkuri do iu bëjë të besoni më shumë tek partneri dhe të tregoheni më tolerante me të. Ju do të respektoni idetë e tij. Që të keni sukses, menaxhoni me kujdes aspektin financiar.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Korrik 2024

    Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Korrik 2024

    Dashi

    Kjo ditë ju sheh përgjithësisht më të menduar dhe melankolik, ndoshta për shkak të disa çështjeve të së kaluarës, të cilat vijojnë të ndihen. Duhet të mundoheni që ta kaloni këtë natë në qetësi të plotë me njerëzit që doni.

    Demi

    Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara në vendin e punës, pasi në këtë moment do të keni nevojë për më shumë qetësi dhe reflektim, sidomos nëse keni përpara jush projekte mjaft të rëndësishme. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në mënyrën se si shpreheni.

    Binjakët

    Parashikohet një mbrëmje e cila ju gjen më romantik dhe të gatshëm në raport me partnerin/en. Së fundmi keni qenë shumë të zënë me punë, aq sa keni lënë pas dore sferën e ndjenjave. Projekte të reja në çift, janë fare pranë.

    Gaforrja

    Kjo e mërkurë do ju shohë më të përqendruar dhe produktiv në vendin e punës dhe kjo gjë do ju lejojë që të mbyllni disa çështje mjaft të frytshme për karrierën tuaj aktuale. Humori juaj i mirë do të ndikojë tek të tjerët, ndaj parashikohet një mbrëmje mjaft e këndshme.

    Luani

    Këshillohet që gjatë kësaj dite të merreni me çështjet personale të cilat i keni lënë pas dore. Duhet të jeni të sinqertë me bashkëpunëtorët tuaj dhe nëse ka gjëra që nuk ju bindin, flisni hapur.

    Virgjëresha

    Shmangni përfshirjen në projekte shumë të rrezikshme për situatën tuaj ekonomike, pasi momentalisht nuk parashikohen zgjidhje të mëdha. Mbrëmja do të jetë mjaft intensive sa i takon emocioneve.

    Peshorja

    Në këtë moment duhet të mundoheni të rishikoni të gjitha pritshmëritë tuaja në vendin e punës, pasi disa nga bashkëpunëtorët tuaj mund të mos ndjekin direktivat tuaja. Mundohuni të jeni të kuptueshëm dhe të mos përfshiheni në polemika të kota. Në dashuri nuk duhet të jeni xheloz.

    Akrepi

    Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për sferën miqësore dhe atë të ndjenjave, pasi së fundmi keni qenë shumë të hutuar lidhur me disa çështje pune. Mos u dekurajoni, nëse jeni në pritje të disa përgjigjeve.

    Shigjetari

    Parashikohet një ditë interesante e cila do ju gjejë mjaft aktivë në vendin e punës dhe gjithçka në sajë të intuitës tuaj të shkëlqyer. Mundohuni vetëm të mos merrni shumë detyra përsipër, ose në të kundërt do të jeni të ezauruar.

    Bricjapi

    Në këtë moment duhet të përpiqeni të veproni me sa më shumë diplomaci në vendin e punës, pasi disa tensione mund t’iu marrin kohë të çmuar. Projektet tuaja të reja do të rezultojnë fituese, por duhet të jeni mjaft të vendosur dhe të bëni ndonjë sakrificë më shumë për të arritur objektivin tuaj.

    Ujori

    Kjo e mërkurë do të jetë mjaft interesante për të nisur kujdesin ndaj trupit dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse gjatë javëve të fundit e keni lënë shumë pas dore për shkak të ngarkesës në punë. Këshillohet që gjatë kësaj dite të dëgjoni më shumë sugjerimet e kolegëve tuaj.

    Peshqit

    Ky është një moment shumë i mirë për të rikonsideruar disa propozime që keni marrë gjatë javëve të fundit. Më në fund do mund të bëni disa ndryshime të rëndësishme për rutinën tuaj. Kënaqësi të mëdha janë fare pranë.

  • Horoskopi ditor, shenjat më me fat..

    Horoskopi ditor, shenjat më me fat..

    Dashi

    Keni nevojë për dashuri dhe jeni gjithmonë në kërkim të konfirmimit! Dita fillon e shkëlqyeshme me Saturnin në favor, i cili do t’ju ndihmojë të riambjentoheni në punë. Bashkëpunime hyrëse.

    Demi

    Venera do të jetë një ndihmë e shkëlqyer nëse planifikoni të ndryshoni partnerët. Pas pushimit të verës, puna kthehet në siguri, por mos u bëni impulsivë. Prisni para se të vendosni.

    Binjakët

    Dashuria po lulëzon për çiftet, me aq shumë sensualitet sa nuk do hezitoni të demonstroni për të përmbushur dëshirat e partnerit tuaj. Mërkuri në shenjë ju ndihmon të keni kthjelltësinë e nevojshme për të arritur qëllimet e dëshiruara.

    Gaforrja

    Qetësia e re nuk duhet t’ ju lejojë të zhyteni në gjethe dafinash. Atë që keni rikuperuar duhet ta mbani fort dhe ta trajtoni me kujdes. Jo fillimi shumë i kënaqshëm i ditës, keni nevojë për më shumë riorganizim dhe efikasitet.

    Luani

    Përballë një zgjedhje sentimentale, mendoni të bëni atë që është më e mira për ju. Do të jeni shumë të qetë në punë, edhe nëse rrezikoni disa investime, por do të jeni të vetëdijshëm për të.

    Virgjëresha

    Ju po përmirësoheni vazhdimisht dhe dita fillon mirë, por shmangni shpërqendrimet. Për çiftet mund të ketë ndryshime të vogla në program. Ditë shumë e kënaqshme nga ana e punës, projektet tuaja po ecin përpara me shpejtësi të plotë.

    Peshorja

    Yjet janë të favorshëm për çiftet që kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë, me gjasë programe në sy për ata që duan të kurorëzojnë një ëndërr dashurie. Shumë konkurrencë ende në qarkullim, por së shpejti do të jeni në rikuperim.

    Akrepi

    Dashuria është duke u luhatur por nëse jeni në çift dhe jeni gjithashtu shumë të dashuruar, disponimi juaj nuk do të zgjasë shumë. Ju po rimerrni lartësinë, Mërkuri ju mbështet, mos u dorëzoni.

    Shigjetari

    Pastërti e çifteve, ju keni rifituar ekuilibrin tuaj dhe do të keni plot besim ndaj partnerit tuaj. Detyrat e reja që vijnë, projektet e reja po marrin formë. Ju jeni duke iu afruar qëllimit.

    Bricjapi

    Ulje dhe ngritje për çiftet, ata do të jenë një burim tërheqës për shumë nga shenja që ata mund të vendosin të interesohen për ndonjë person tjetër të afërt. Ditë me fat, do të merreni me ngjarjet me vendosmëri dhe do të keni sukses.

    Ujori

    Do të ndiheni të hutuar dhe të pasigurt, ndoshta nuk jeni shumë të kënaqur me marrëdhënien tuaj. Ju jeni duke pritur për një telefonatë që akoma nuk po vjen, jini të durueshëm dhe së shpejti do ta merrni atë që doni.

    Peshqit

    Do të ketë mosmarrëveshje të vogla mes çifteve, por me pak rëndësi. Ende ulje-ngritje, por së shpejti do të keni ngarkesën e duhur për të përballuar mundësi dhe bashkëpunime të reja.

  • HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e martë 23 korrik 2024

    HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e martë 23 korrik 2024

    DASHI

    Hëna është në anën tuaj, kështu që ne mund të flasim për dashurinë. Për sa i përket punës, dikush më në fund do ta marrë në konsideratë idenë tuaj. Do ta vini re.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 23 korrik 2024), jeni duke menduar për diçka tjetër dhe nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria… Sa i përket punës, diçka po ju nervozon, ndoshta një vonesë dhe një ndryshim. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të mos zemëroheni.

    BINJAKËT

    Përpiquni të sqaroni gjërat në dashuri, veçanërisht nëse ju është dashur të përballeni me një krizë. Për sa i përket punës, ka nga ata që ndoshta po mendojnë për një transferim. Qëndroni vigjilentë.

    GAFORRJA

    Përpiquni të sqaroni gjërat në dashuri, një lidhje e bukur mund të lindë deri në gusht. Sa i përket punës, surpriza të mira: projektet janë aty, kreativiteti gjithashtu.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 23 korrik 2024), diskutimet me partnerin do të zgjidhen sa më shpejt. Sa i përket punës, projektet e reja po vijnë: kreativiteti nuk ju mungon! Mundësi të shkëlqyera në çdo fushë.

    VIRGJËRESHA

    Në dashuri përpiqu të sqarohesh, por mos u trego shumë kritik dhe i ashpër. Për sa i përket punës, do të fitoni herët a vonë: të gjitha sakrificat do të shpërblehen! Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Bëhuni gati!

    PESHORJA

    Është më mirë të mos merreni me problemet e zemrës në orët në vijim, gjithashtu kini kujdes nga rikthimet. Për sa i përket punës, nuk jeni shumë të bindur: çfarë mendoni për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje? Përveshni mëngët dhe do të shihni që gjithçka funksionon.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 23 korrik 2024), diskutime në dashuri, të martë dhe nesër: përpiquni të mos e bëni veten të dëshironi shumë. Për sa i përket punës, duhet të veproni: nuk mund të qëndroni pa lëvizur dhe të shikoni. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

    SHIGJETARI

    Përpiquni të sqaroni gjërat në dashuri, qielli premton shumë. Thjesht përpiquni të merreni me një problem. Sa i përket punës, ndryshimet po vijnë: mundësitë janë afër! Pak nga pak gjithçka bëhet më mirë.

    BRICJAPI

    Dashuria do të jetë e mirë në orët e ardhshme: Hëna është në anën tuaj dhe tashmë po përballeni me shumë ndryshime në nivelin sentimental. Favorizohen takimet për beqarët. Për sa i përket punës, favorizohen ata që janë të zënë profesionalisht në fundjavë.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 23 korrik 2024), qielli premton mirë: takimet janë të favorizuara, por nëse keni diskutuar me dikë, përpiquni të sqaroheni. Për sa i përket punës, koha juaj ka ardhur: tani do të jeni në gjendje të kapërceni një sfidë!

    PESHQIT

    Në dashuri ka ardhur koha për të folur, për t’u sqaruar, por pa shumë polemika. Nga ana e punës, ndryshimet po vijnë dhe fitoret janë në horizont!