Category: Horoskopi

  • Horoskopi javor/ Luani, shenja më me fat e javës, ja çfarë do të ndodhë me shenjat e tjera

    Horoskopi javor/ Luani, shenja më me fat e javës, ja çfarë do të ndodhë me shenjat e tjera

    Si në çdo fillim jave, Meri Shehu ka bërë parashikimin astrologjik në emisionin Rudina për periudhën 22-28 Korrik, duke vendosur edhe yjet për çdo shenjë.

    “Sapo kaluam një hënë të plotë të fuqishme të nxehtë në Luan. Vërtetë Dielli shkëlqen, por dhe Hëna shkëlqen se është Hënë e plotë në Ujor. Është romantizëm, te femrat ndikon shumë, do duan të jenë më të lira, më të pavarura se kemi Ujorin në mes, të bëhen më moderne”.

    Dashi 3 yje – Janë në një komoditet social. Por do kenë kujdes Dashët e lindur të dhjetëditëshit të tretë se aty do kenë një vështirësi në ekonomi shumë të fortë, u rrëshqet këmba diku. Kemi një humbje të çuditshme. Por edhe në jetën personale ka një kthesë të papritur. Në mes te javës do kenë kujdes.

    Demi 1 yll – Planetët në Luan nuk u japin fare Demëve dëshirat dhe gjërat që kërkojnë, madje u marrin shkëlqimin dhe shumë demë mund të jenë si të vetmuar. Mund të kemi një relacion të mirë ekonomik, por kjo është sa do ta kapësh, sidomos ata të lindurit në dhjetëditëshin e parë. Të tjerët pastaj kanë zhgënjim të vogla familjare.

    Binjakët 4 yje – Janë të favorizuar sepse Jupiteri në shenjën e tyre bën një lidhje shumë të bukur me Diellin në Luan. Marrin një vendim të rëndësishëm, një performancë të bukur. Bëjnë diçka që ata i nxjerr nga turma dhe i veçon. Kujdes vetëm nga gënjeshtrat, nga zhgënjimet ose nga të papriturat të cilat janë jo të këndshme në mesin e javës, por më vonë do të rregullohet.

    Gaforrja 2 yje – Do të merren me ekonominë por kemi një problem te Gaforret e lindura në dhjetëditëshin e tretë sepse kemi humbje të fuqishme ekonomike ose një mbështetës nuk është aty në momentin e duhur dhe nuk i mban premtimet. Dhe në jetën personale mund të ketë një shkëputje të papritur nga prishja e interesave. Jo në ato lidhje që janë me dedikim personal shpirtëror, por me ato që kanë bazë interesash në mes.

    Luani 4 yje – Janë shenja më e performuar e kësaj jave. Hëna e plotë në Ujor përballë shenjës së tyre do japi një ndikim të madh në bashkëpunime, në marrëdhënie, në diskutime. Do të jenë shumë të zjarrtë Luanët sepse është Afërdita në shenjën e tyre. Pra çdo gjë do të bëhet sipas ritmit të tyre. Do bien në sy, do shkëlqejnë, do bëjnë modë, do jenë në qendër të vëmendjes në evenimente të ndryshme, flirte. Por edhe një zhgënjim i pret Luanët e lindur në dhjetëditëshin e tretë, kujdes çështjet ekononike dhe mënyrën se si i diskutoni gjërat ose çfarë premtoni.

    Virgjëresha 1 yll- Shumë planetë në Luan dhe Hëna e plotë në Ujor i bën Virgjëreshët të ndihen mes dy zjarreve, kujt t’ja prishin dhe kujt t’ja ndreqin. Vihen në një presion, çlirohen pas mesit të javës me futjen e Mërkurit në shenjën e tyre dhe Mërkuri del nga një vështirësi, nga një debat i madh dhe kur futen në shenjën e tyre marrin Virgjëreshët më shumë impuls pozitiv dhe më prakticitet. Duhet të presin fundin e javës.

    Peshorja 4 yje – Jupiteri në Binjak me Diellin dhe Afërditën në Luan bën lidhje shumë të bukura dhe Peshoret si shenjë e ajrit marrin dhe japin në këtë drejtim dhe mund të jenë ata që promovojnë. Kujdes Peshoret e lindura në dhjetëditëshin e tretë sepse aty mund të ketë një keqkuptim të madh i cili pastaj mund t’i kthejë Peshoret në një kurth vetmie ose pasigurie.

    Akrepi 5 yje – Me shumë planetë në Luan, me Diellin dhe Hënën e plotë në Ujor, shkëlqejnë, dalin në performancë në karrierë, në famë, por dhe në jetën erotike bëhen shumë pozitivë. Kujdes në dhjetëditëshin e tretë sepse mund të zhgënjehen nga një premtim madhështor, i bukur. Kujdes se mund të mos jetë e vërtetë.

    Shigjetari 4 yje – Janë në një moment të bukur, dashuri e paparë, shpërthejnë burimet e energjisë dhe të dashurisë të Shigjetarëve në këtë moment dhe i bëjnë të jenë protagonistë. Por disa të lindur në dhjetëditëshin e tretë mund të bëhen pak manipulues për të arritur qëllimin e tyre ose një kthesë e papritur në jetën e tyre do të ndikojë dhe tek puna, ekonomia dhe shëndeti.

    Bricjapi 2 yje – Janë në një moment jo aq të mirë sepse do mendojnë për marrëdhëniet shpirtërore. Do të kenë shumë pak burime energjie dhe burime materiale për të arritur disa nga dëshirat e tyre ose do ndihen si të djegur në një marrëdhënie shpirtërore.

    Ujori 3 yje – Duhet të merrnin dhe më shumë yje, por e merr pak performancën Luani. Bashkëpunimet Ujor me Luan janë shumë të mira në këtë periudhë, madje do ishin shumë fatlume. Megjithatë duhet të kenë kujdes të lindurit në dhjetëditëshin e tretë. Gjatë javës do të jenë si në botën e përrallave dhe pastaj do të kthehen në realitet.

    Peshqit 2 yje – Te Luani nuk shkojnë shumë Peshqit, është një lidhje armike dhe në jetë. Por Peshqit dinë t’i dredhojnë Luanit dhe Luani bëhet gjithmonë nervoz. Por Peshqit duke mos u kapur nga Luani do humbasë një shans, sepse fati është me Luanin në këtë periudhë. Do lozin pak, por çështja është sa do fitojnë.

  • ‘Javë me ndikime pozitive! Vëmendje shenja e…’/ Horoskopi javor 22-28 korrik nga Jorgo Pulla

    ‘Javë me ndikime pozitive! Vëmendje shenja e…’/ Horoskopi javor 22-28 korrik nga Jorgo Pulla

    I ftuar në një emision televiziv ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e katërt të muajit, 22-28 korrik.

    ”Kjo javë është shumë e mirë në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe më specifikisht me blerjet dhe mund të konsiderohet si java e blerjeve të mëdha” tha Jorgo në fillim të bisedës.

    Tre planetet kryesor si Mërkuri, Jupiteri dhe Afërdita japin mundësi në këndin që ato bëjnë, ndërsa në çështjet që kanë të bëjnë me kontrata të rëndësishme, koha është shumë pozitive, madje shanset më të mëdha janë nga e mërkura deri ditën e shtunë. Por si do të jetë parashikimi për secilën shenjë të zodiakut?

    Dashi

    Ka shumë mundësi në aspektin profesional për këtë shenjë. Puna, karriera, si dhe ndryshime të rëndësishme, i keni të gjitha mundësitë, veçanërisht 10-të ditëshi i parë dhe i tretë. Koha ka treguar që ju jeni me fat dhe ju ndihmon shumë shansi. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet më të mira afatgjata janë me Peshore dhe me Dem, ku duket se lidhjet janë solide dhe mund të arrijnë majat.

    Demi

    Këtë javë shenja e Demit lidhet me biznesin, ku kanë një favorizim shumë të mirë. Nisin gjëra të mëdha për ju Dem, edhe pse për Demin e 10-të ditëshit të dytë mund të themi se janë pak nevrikë në këtë periudhë. Demi bën punën e botës dhe punën e vet e lë pa bërë. Në çështjet që lidhen me punën, kanë shumë mundësi edhe pse kanë pak frikë nga pasiguria, por ia arrijnë qëllimit të gjërave që marrin përsipër. Në fushën shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Binjak janë ideale.

    Binjakët

    Në këtë javë Binjakët do të përqëndrohen shumë tek financat, pasi duhet të kontrollojnë disa shpenzime të tepërta që mund të shmangen. Binjakët këtë javë edhe pse mund të lëvizin nga puna, kanë një tjetër punë gati. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Shigjetar janë ideale, por pak kujdes duhet të bëjnë me Ujorin, pasi mund të kenë grindje të kota.

    Gaforrja

    Një trekëndësh që bën Hëna, Mërkuri dhe Saturni ju jep një shtysë në planin ekonomiko-financiar. Gaforret janë shumë sekrete, nuk e shfaqin atë që mendojnë zakonisht. Është momenti më i mirë i mundshëm në fushën e biznesit dhe mund të arrihen majat. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me 10-të ditëshin e parë të Peshores dhe 10-të ditëshin e parë të Akrepit janë ideale.

    Luani

    Luani në këtë periudhë, por jo vetëm, thotë: Jam i gatshëm të bëj dy punë, vetëm të mos ngel pa punë. Punëdhënësi e di se çfarë bën Luani dhe do i japë dyfish vetëm të mos shprehet në atë moment. Pritet që Luani të arrijë majat dhe të jetë në rol drejtues! Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Dem dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë dhe me Bricjap, janë shumë të favorizuara.

    Virgjëresha

    Ekziston një ndjenjë nxitimi për këtë shenjë. Do të kënë një shans shumë të madh sa dhe vetë ato do të çuditen. Nga tani deri në fund të muajit dhjetor, Virgjëreshat kanë mundësinë që të kenë sukses të padiskutueshëm në çdo fushë të jetës. Në anën e dashurisë është momenti më i mirë për të palidhurit veçanërisht, pasi lidhjet që bëhen tani kanë mundësinë të jenë afatgjata dhe serioze.

    Peshorja

    Diçka e re nis këtë javë në çështjet profesionale për ju Peshore, pasi do të merrni një përgjegjësi dhe mund të jeni në një rol drejtues. Është një periudhë shumë e mirë për rritjen e financave! Ndërsa sa i takon çështjeve shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Shigjetar dhe me Peshk janë shumë të mira edhe pse kanë patur një debat me Peshqit kohët e fundit.

    Akrepi

    Kjo javë sjell mundësi dhe shanse të reja në lidhje me punën. Priten kontrata afatgjata në punë dhe role drejtuese, por Akrepët duhet të jenë pak të matur në shit-blerjen që do të bëjnë. Nuk kënaqen me pak, por luftojnë shumë për të ardhmen. Në çështjet shpirtërore, një diskutim që kanë patur në dashuri duket se do të zgjidhet dhe sqarohet, gjithashtu zgjidhje do të marrë dhe një problem me shenjën e Demit.

    Shigjetari

    Kjo është një javë shumë aktive dhe me shumë shance për Shigjetarët. Kanë patur disa çështje pune të pambyllura, por duket se tani ka ardhur momenti i duhur për të mbyllur gjithçka. Por, nuk duhet të nxitohen në marrje vendimesh. Moto për fundjavën është “Eci avash, sepse nxitoj”, ndaj duhet patur pak kujdes. Të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë, pasi kanë një njohje prej tre muajsh që kthehet në lidhje serioze ose në fejesë.

    Bricjapi

    Këtë javë kjo shenjë thotë me plot bindjen “Lërmë o Zot të rroj” sepse kanë gjetur punë tjetër dhe mendohen sesi t’i thonë eprorit të tyre për këtë gjë. Do të falenderojnë punëdhënësin dhe aty ku do të shkojnë do të jenë shumë mirë. Në dashuri është momenti më i mirë i mundshëm për të stabilizuar jetën e tyre dhe e kanë të sigurtë vazhdimësinë.

    Ujori

    Një javë shumë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme, gjithashtu dhe për të nisur një punë të re. Ka ardhur momenti të stabilizoni financat tuaja njëherë e mirë! Në çështjet shpirtërore, lidhjet më të mira janë ato që kanë të bëjnë me Dash dhe Binjak, do të jenë perfekte. Kujdes me Peshoren e 10-të ditëshit të dytë.

    Peshqit

    Këtë javë Peshqit do të kuptojnë shumë gjëra në marrëdhënien personale dhe profesionale. Një gabim që kanë bërë të tretët, do iu faturohet atyre, por në fund çdo gjë do të sqarohet dhe do t’u kërkohet e falur. Shpesh Peshqit bien viktimë e vetvetes, pasi bëjnë shumë punë dhe nuk ua dinë të tjerët. Momenti më i mirë i mundshëm për ta është tani, pasi stabilizojnë ekonominë, marrëdhënien dhe vazhdimësinë. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Ujor janë perfekte dhe stabilizimi është ideal.

  • Parashikimi i horoskopit 21 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dashi

    Mund të ketë më në fund të reja të rëndësishme për karrierën tuaj aktuale. Jini të gatshëm për të çuar përpara propozime të cilat do ju lejojnë që të bëni përparime të ndjeshme në vendin e punës. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin.

    Demi

    Pritet të ketë të reja të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të ecni përpara me projektet dhe aktivitetet tuaja. Edhe në dashuri kjo do të jetë një periudhë mjaft e frytshme, ndaj mos jini të ndrojtur.

    Binjakët

    Rishikoni më mirë vendimet tuaja të së kaluarës, për të përpunuar strategji të reja lidhur me të ardhmen. Do të keni një intuitë shumë të mirë, por duhet të mundoheni të mos lini pas dore anën më strategjike të projekteve tuaja. Përgatituni që të përballeni me debate të vogla në lidhjen në çift.

    Gaforrja

    Kjo është një periudhë shumë e mirë për të analizuar të gjithë projektet e kohëve të fundit. Do të jeni shumë të lodhur dhe për këtë arsye duhet ti organizoni gjërat më së miri, pasi keni nevojë për të pushuar. Shmangni angazhimet e tepërta.

    Luani

    Në këtë moment duhet të mendoni më shumë për veten dhe nevojat tuaja kryesore. E keni lënë veten shumë pas dore dhe për këtë arsye duhet ti kushtoni më shumë vëmendje. Në vendin e punës, parashikohen konfirmime të rëndësishme.

    Virgjëresha

    Mundohuni të mos përfshiheni në çështje që nuk ju interesojë, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë shumë të lodhur. Ky është një moment shumë i mirë për të rikuperuar energjitë dhe për të pasur më shumë dëshirë për të bërë gjëra. Megjithatë duhet të çliroheni nga gjithë ato situata që mund t’iu vendosin në siklet.

    Peshorja

    Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme, për të bërë ndryshime themelore në stilin tuaj të jetës. Shmangni ndjekjen e së njëjtës rutinë dhe mundohuni të përfshiheni në nisma të reja. Në dashuri do të jeni mjaft të përkushtuar dhe pasionant.

    Akrepi

    Mundohuni të jeni më racional dhe shmangni joshjen nga persona shumë tendencioz ndaj jush, pasi në këtë moment keni nevojë për më shumë qartësi, sidomos në dashuri. Në vendin e punës parashikohen zhvillime mjaft të rëndësishme.

    Shigjetari

    Kjo e diel do të jetë mjaft e favorshme për takime, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndier të nënvlerësuar. Këshillohet që në vendin e punës të jeni më të përqendruar, pasi një zgjidhje shumë e nxituar, mund t’iu dëmtojë.

    Bricjapi

    Do të jeni shumë më kurajoz dhe të vendosur në vendin e punës. Këshillohet që të veproni me diplomaci në mënyrë që të arrini objektivat tuaj pa shpenzuar shumë kohë dhe energji.

    Ujori

    Në këtë moment keni nevojë për të gjetur disa aspekte të jetës tuaj, të cilat mendonit se i kishit harruar prej kohësh. Një takim interesant mund të rizgjojë emocionet tuaja.

    Peshqit

    Mundohuni që ta lini mbrëmjen e lirë, në mënyrë që të dilni dhe të kënaqni veten. Duhet të relaksoheni më shumë dhe ti jepni vetes më shumë kohë për të qenë në paqe me partnerin/en dhe familjen. Kjo e diel favorizon arratisjet e vogla romantike.

  • Horoskopi ditor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, shenjat më me fat

    Dashi

    Hëna do të jetë mjaft e favorshme dhe yjet do të kenë ndikim pozitiv. Edhe dashuria do të dhurojë emocione të bukura gjatë kësaj dite.

    Demi

    Ky është moment mjaft interesant sa i takon ndjenjave, ku do të ndiheni të sigurtë lidhur me atë që ndjeni. Në punë duhet të ndryshoni diçka.

    Binjakët

    Nëse jeni vetëm, tashmë do të keni mundësi që të gjeni dikë, por kujdes në zgjedhjen e njeriut të duhur. Në punë duhet durim.

    Gaforrja

    Ju pret një periudhë ideale për dashurinë, ndaj organizoni diçka për ta kaluar këtë kohë me personin që dashuroni ose që ju intereson.

    Luani

    Bëni mirë që të sqaroheni, por mos e sulmoni tjetrin. Mendoni mirë para se te diskutoni me partnerin. Puna do jetë si zakonisht.

    Virgjëresha

    Në dashuri, do ju duhet që të bëni zgjedhje vendimtare. Ndoshta keni nevojë që të shkëputeni një periudhë nga puna, për të kuptuar se çfarë dëshironi.

    Peshorja

    Venusi, Mërkuri dhe Hëna janë mjaft të favorshëm. Do të keni mundësi që ta shfrytëzoni këtë moment për të zgjidhur çështje që kanë kaluar.

    Akrepi

    Marsi do ju ndihmojë në dashuri, ndaj mundohuni që të shmangni debatet. Në punë do të keni mundësi që të zgjidhni disa probleme.

    Shigjetari

    Në punë kërkohet vëmendje maksimale, ndaj duhet të gjeni një mënyrë për të shmangur problemet.

    Bricjapi

    Në dashuri do të keni mundësi që të ketë diçka të rëndësishme. Në punë, ndjeni se e dini se çfarë dëshironi dhe do të jeni të vendosur për ta arritur.

    Ujori

    Prania e Hënës në shenjën tuaj, do ju ndihmojë në dashuri. Mjaft mirë do të ecë sfera profesionale dhe projektet.

    Peshqit

    Në dashuri keni energji, e cila do ju vijë në ndihmë. Në punë, ndoshta është momenti që të ndani prioritete

  • Horoskopi për sot, shenjat që duhet të bëjnë kujdes

    Horoskopi për sot, shenjat që duhet të bëjnë kujdes

    Dashi

    Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft të favorshëm, ndaj mundohuni që të shmangni diskutimet.

    Demi

    Në dashuri do të ketë probleme, të mbartura nga ditët e kaluara. Në punë do gjeni menyrën për të realizuar nje projekt.

    Binjakët

    Duhet të bëni kujdes me paratë, pasi gjërat nuk do të ecin siç duhet. Projektet e reja në punë, do të jenë mjaft të favorshme.

    Gaforrja

    Nëse ka patur probleme dhe debate në dashuri, tashmë do kenë mundësi që të zgjidhen. Për gjithë ata që janë në punë, do të ketë zhvillime pozitive.

    Luani

    Dashuria do të jetë më e favorshme, duke realizuar ato që doni. Në punë duhet të bëni atë që është e rëndësishme.

    Virgjëresha

    Në dashuri do të duhet kujdes, pasi Hënën do e keni kundër. Çiftet mund të përballen me probleme. Në punë, mund të hasni në vështirësi dhe vonesa.

    Peshorja

    Nëse ka diçka që nuk ecën, flisni pa vonesa. Gjatë kësaj dite mund të ketë tension. Bashkëpunimet dhe raportet me të tjerët, janë mjaft të favorshme.

    Akrepi

    Marsi dhe Hëna do ju vijnë në ndihmë, duke favorizuar raportet në dashuri dhe me të tjerët. Mund të keni takime romantike, por mbani parasysh se Venusi do të jetë neutral.

    Shigjetari

    Në raportin në çift shikoni pjesën e komunikimit. Në punë duhet t’i menaxhoni gjërat me qetësi, që të keni rezultate të mira.

    Bricjapi

    Kjo do të jetë një ditë mjaft e mirë për dashurinë, ku Hëna do të jetë në favorin tuaj. Bëni bisedat që doni me partnerin. Puna do të jetë e favorshme.

    Ujori

    Keni nevojë për më shumë qetësi dhe pushim, pasi gjatë këtyre ditëve stresi dhe lodhja ka arritur kulmin. Në dashuri, nuk do arrini që të kënaqeni.

    Peshqit

    Në dashuri do të jeni të pavendosur, ndoshta për shkak se jeni në pritje të një përgjigje ose nuk dini të zgjidhni. Do të ketë zgjedhje të rëndësishme, sa i takon karrierës.

  • Horoskopi për sot, shenjat fatlume

    Horoskopi për sot, shenjat fatlume

    Në dashuri duhet të tregoni më shumë vëmendje. Kushtojini kujdes mënyrës sesi shpreheni. Paratë mund të jenë në qendër të mendimeve tuaja, kjo pasi disa llogari kanë nevojë për sistemim.

    Demi

    Kjo ditë do të jetë më e mirë për ndjenjat, ku do të keni një dëshirë të madhe për të dashur dhe për tu dashur. Përqendrohuni në studimet dhe punën tuaj pa humbur kohë, pasi ka vendime që duhet të merren.

    Binjakët

    Prania e Venusit në shenjën tuaj do ju ndihmojë në dashuri. Kjo gjë do ju vijnë në ndihmë gjithë atyre që duan të hedhin edhe një hap më shumë. Ndiqni instinktet tuaja, mos u tërhiqni. Puna parashikohet mirë deri në shtator.

    Gaforrja

    Gjatë kësaj të enjte bëni mirë që të shmangni konfliktet në dashuri. Në familje ka disa probleme që kërkojnë zgjidhje dhe sqarim. Më të rinjtë do mendojnë për pushime.

    Luani

    Me ndikimin e favorshëm të Hënës, çiftet do mund të rrinë më të qetë. Merrni vendime në mënyrë racionale. Në punë, duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, ndaj reflektoni mirë.

    Virgjëresha

    Dashuria dhe të ndjerit të dashuruar kanë shumë rëndësi, ndaj mos u mbyllni në vete. Pavarësisht se në punë do të ketë vonesa, kjo ditë nuk duhet nënvlerësuar.

    Peshorja

    Sfera sentimentale paraqitet e mirë, ku prania e Hënës në shenjën tuaj do ju japë forcë. Në ditët në vijim, mund të ketë komplikime. Në punë, duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë që të mos gaboni.

    Akrepi

    Në dashuri duhet të flisni lidhur me një çështje të mbetur pezull. Mos u tregoni konfliktual, shkruan noa.al. Puna paraqitet mjaft mirë, sidomos për projektet krijuese.

    Shigjetari

    Me praninë e Hënës në shenjën tuaj, do keni mundësi që të sqaroni keqkuptime me partnerin/en. Në punë kjo verë, do të sjellë të reja të rëndësishme.

    Bricjapi

    Në dashuri nuk do të ketë shumë zhvillime të reja, pasi situata paraqitet statike. Në punë përfitoni nga ky moment për të bërë kërkesa ose për të shprehur idetë tuaja. Nuk do të vonojnë zhvillimet interesante.

    Ujori

    Përfitoni nga ky moment për të reflektuar. Paratë do të jenë një shqetësim më vete, pasi do të ketë shumë shpenzime. Në punë, keni nevojë për siguri. Ndryshimin bëjeni vetëm nëse ndiheni totalisht të bindur.

    Peshqit

    Edhe nëse një lidhje ndodhet në krizë, kjo do të thotë se nëse ka arritur në këtë pikë, nuk ia vlen që të investoni. Në punë, mund të ketë të reja premtuese

  • Horoskopi ditor, shenjat që duhet të kenë kujdes

    Horoskopi ditor, shenjat që duhet të kenë kujdes

    Në dashuri duhet t’i rregulloni gjërat me partnerin tuaj, veçanërisht nëse ka pakënaqësi. Në punë ka shumë gjëra për të bërë, por kënaqësitë janë afër.

    Demi

    Së shpejti do të keni një hënë të favorshme, por tani për tani ju duhet ende të keni pak durim. Në punë do të filloni një bashkëpunim të ri. Vetëm kushtojini vëmendje parave. Kohët e fundit keni shpenzuar përtej mundësive tuaja dhe tani pjata juaj po qan.

    Binjakët

    Është një ditë paksa e qetë për dashurinë. Do të shihni që nuk do të ketë prova të vështira për të kapërcyer, por vetëm pak më shumë durim. Në punë jeni në pritje të një rikonfirmimi i cili do të vijë së shpejti.

    Gaforrja

    Kjo është një ditë e bukur për dashurinë. Kushdo që ka përjetuar një moment rënieje do të jetë në gjendje të fillojë përsëri në mënyrë të shkëlqyer me partnerin e tyre të zakonshëm. Është më mirë të mos shqetësoheni në punë. Me qetësi do të arrini të bëni gjithçka.

    Luani

    Periudha është pozitive për dashurinë si për ata në çift ashtu edhe për ata që kërkojnë një shpirt binjak. Në punë jeni plot me gjëra për të bërë, mjafton t’i kushtoni vëmendje parave.

    Virgjëresha

    Qetësia i kthehet dashurisë dhe mund të filloni të bëni plane për të ardhmen. Në punë ka ardhur koha për të bërë propozime dhe gjithashtu për të kërkuar një rritje rroge. Nga ana tjeter jepni maksimumin, nuk e kuptoj pse nuk duhet te merrni dicka me shume.

    Peshorja

    Në dashuri do të ketë shkëndija në orët e pasdites. Në punë vazhdoni të punoni si gjithmonë dhe do të arrini të përfundoni të gjitha projektet tuaja.

    Akrepi

    E mërkura do jetë ditë e bukur është kjo për ndjenjat. Takimet e reja nuk janë për t’u nënvlerësuar. Në punë keni gjithçka që duhet për të arritur rezultate të shkëlqyera edhe pse dikush mund t’ju pengojë ngjitjen.

    Shigjetari

    Dita është paksa e rënduar për çështjet e dashurisë. Më mirë të marrësh pak kohë për të qenë vetëm. Në punë, gjeni kohë për të bërë zgjedhjen e duhur. Më mirë të mos nxitoni dhe pastaj të pendoheni që keni bërë një gabim. Dini si të peshoni të mirat dhe të këqijat përpara se të pranoni.

    Bricjapi

    Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse kohët e fundit keni qenë mjaft kritikë por mund të ketë edhe rikthim të një ish-i. Në punë jeni në ngërç dhe së shpejti do të duhet të vendosni se çfarë të bëni.

    Ujori

    Kjo ditë është e bukur për dashurinë dhe për të sqaruar se çfarë nuk shkon në çift. Në punë ka ardhur koha të përballeni me të gjitha problemet për të ecur përpara.

    Peshqit

    Pasditja do të jetë më e mirë se mëngjesi për ndjenjat me Venusin duke u bërë e favorshme. Në punë, vazhdoni të bëni përpjekjet që po bëni sepse jeni në rrugën e duhur drejt suksesit.

  • Horoskopi ditor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, shenjat më me fat

    Dashi

    Sot do jetë dashuria ajo që do të ketë prioritet në jeten tuaj. Do jeni plot sharm dhe shumë bashkëpunues. Në aspektin profesional do të filloni projekte, që do të kenë sukses.

    Demi

    Sot edhe ju dhe partneri juaj do jeni shumë dyshues për njëri tjetrin. Mos i tejkaloni limitet. Në aspektin financiar menaxhoni mirë të ardhurat, duke bërë shpenzimet që duhen.

    Binjakët

    Çështjet e zemrës nuk shkojnë shumë mirë sot. Më mirë largohuni pak nga partneri që ta kuptoni më qartë se çfarë po ndodh me jetën tuaj. Në financë nuk duhet të bëni investime.

    Gaforrja

    Do jetë një ditë shumë e mirë për dashurinë. Mund të jeni shumë të lumtur me partnerin tuaj. Në profesion do të bëni gjithçka që keni në dorë, për të arritur synimet që ju keni.

    Luani

    Sot do mendoni më shumë për suksesin profesional sesa për dashurinë. Megjithatë mund të kaloni edhe momente të lumtura me partnerin tuaj. Në punë gjithçka do shkojë siç doni ju.

    Virgjëresha

    Jeta në çift mund të ketë disa probleme sot. Megithatë pas pak ditësh çdo gjë do rregullohet. Në punë duhet të vendosni pak rregull, dhe të shikoni mirë disa çështje të lëna pezull.

    Peshorja

    Sot duhet të jeni pak më shumë romantik. Marrëdhëniet me partnerin do jenë të ngrohta dhe sensuale. Do arrini rezultate të mira profesionale duke bashkëpunuar me kolegët më të mirë.

    Akrepi

    Duhet ti shprehni më shumë ndjenjat sot sepse partneri juaj ka filluar të ankohet. Planetët do ju ndihmojnë në çdo aspekt. Ata që janë beqarë mund të përfitojnë nga takimet rastësore.

    Shigjetari

    Sot nuk do të keni një komunikim të mirë me partnerin. Në punë do jeni shumë të qartë dhe të arsyeshëm. E keni të thjeshtë për t’i bindur të tjerët, se ajo që bëni është më e mira.

    Bricjapi

    Mund të ketë disa probleme në çështjet e dashurisë. Megjithatë, në mbrëmje pritet të ketë një bashkëpunim të mirë me partnerin. Në profesion do vini në dukje vlerat tuaja.

    Ujori

    Sot do keni një takim të rëndësishëm dhe do të zbuloni se keni shumë të përbashkëta me këtë person. Së bashku do mund të projektoni të ardhmen. Në punë do jeni më të hapur sot.

    Peshqit

    Sot ata që janë beqarë mund të takojnë personin e duhur. Ata që janë në çift duhet të bëjnë kujdes, gjërat nuk shkojnë ashtu siç ata duan. Në punë do tregoni sinqeritetin që keni.

  • Horoskopi, 15 korrik 2024, ja çfarë parashikojnë yjet për sot

    Horoskopi, 15 korrik 2024, ja çfarë parashikojnë yjet për sot

    Dashi

    Do përballeni me një të papritur të cilën me zor do e zgjidhni. Në raportin dashuror mos jini negativ, pasi ky është një moment i rëndësishëm, për të rindezur pasionin.

    Demi

    Mundohuni të jeni më të përqendruar në punën tuaj, sidomos nëse po punoni për realizimin e një projekti që kërkon bashkëpunim. Diplomacia dhe vetëkontrolli, duhet të jenë aleatët tuaj kryesorë.

    Binjakët

    Kjo e hënë do të jetë një ditë mjaft pozitive sa i takon sferës së ndjenjave. Më në fund do të keni mundësi që të përforconi një raport.

    Gaforrja

    Është duke nisur një javë e cila do ju lejojë të riktheheni në lojë dhe të zbuloni anën tuaj më krijuese, sidomos në vendin e punës. Kjo e hënë parashikon marrjen përsipër të përgjegjësive të reja, pa patur frikë se mund të gaboni.

    Luani

    Më në fund do të keni mundësi për të marrë në dorë jetën tuaj dhe për të pasur kontroll mbi një projekt mjaft të frytshëm për karrierën tuaj. Do të jeni gati për të jetuar një muaj intensiv dhe mjaft romantik.

    Virgjëresha

    Ky është një moment shumë i mirë për të çuar përpara një ndryshim të rëndësishëm për jetën tuaj sentimentale. Jini më të dashur dhe mos u druani të hapeni më shumë.

    Peshorja

    Mundohuni që të shmangni shpenzime shumë të mëdha, nëse jeni duke vlerësuar mundësinë e realizimit të disa projekteve. Sa i takon sferës profesionale do të keni mundësi të bëni takime të reja, ndaj mos u druani.

    Akrepi

    Ky është momenti i përshtatshëm për të rrezikuar më shumë dhe të përfshiheni në aventura që do të rezultojnë stimuluese dhe mjaft të favorshme për sferën profesionale. Sa i takon ndjenjave dhe dashurisë, një miqësi e bukur, mund të kthehet në një raport më të thelluar.

    Shigjetari

    Shmangni reagimin në mënyrë shumë agresive ndaj disa ndryshimeve të cilat ndër të tjera, mund të rezultojnë më të favorshme nga sa mendoni. Këshillohet që të mos e provokoni tepër partnerin/en tuaj.

    Bricjapi

    Nis një muaj më i qetë dhe relaksuas, por megjithatë nuk duhet të përhumbeni me problemet e të tjerëve. Kjo e hënë sjell me vete mundësi shumë të mira në vendin e punës.

    Ujori

    Ka disa konflikte të vogla të cilat duhet ti sistemoni, por përgjithësisht ofrohen disa mundësi të mira të cilat do të lejojnë që të sqaroni çdo keqkuptim që ju mundon prej kohësh. Këshillohet të mos jeni shumë kritik.

    Peshqit

    Gjatë kësaj periudhe do të jeni mjaft të hutuar dhe të lodhur, por tashmë do të keni mundësi për të rikuperuar. Nis një fazë e re, e cila do ju lejojë që të kaloni çdo frikë dhe pasiguri. Në dashuri, dialogu është mjaft i favorshëm.

  • Dy shenjat më me fat për të hënën 15 korrik sipas Paolo Fox

    Dy shenjat më me fat për të hënën 15 korrik sipas Paolo Fox

    Çdo ditë shumë italianë kërkojnë pasqyrën astrologjike të Paolo Fox, i konsideruar si një autoritet i vërtetë në fushën e astrologjisë.

    Paolo Fox publikon zodiakun ditor, javor dhe mujor drejtpërdrejt në radio dhe TV (ai është shpesh i ftuar në programet e Rai dhe në radio ku ka një rubrikë në LatteMiele prej vitesh.

    Noa.al ju sjell të zbardhur horoskopin ekskluzivisht me të gjitha detajet që Fox ofron. Ai shpesh bën dhe një ndarje të shenjave me më shumë dhe më pak fat të cilat i gjeni më poshtë.

    Shenjat më me fat mes jush, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, janë Luani dhe Peshorja.

    Fox thotë se Luani është në top formë këtë 15 korrik dhe këshillon të lindurit e kësaj shenje që të kenë iniciativë dhe të mos bllokojnë nismat që ndërmarrin.

    Luani: I dashur Luan, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e hënë 15 korrik 2024), ata që duan të fillojnë një punë ose kanë tashmë diçka të rëndësishme në mendje nuk duhet të bllokojnë nismat e tyre. Është e dobishme të gjeni lidhjet e duhura. Po kaloni një periudhë rilindjeje: Afërdita dhe Mërkuri në shenjë, Jupiteri i favorshëm, Marsi do të bëhet shumë shpejt i favorshëm: më në fund rrota ka filluar të rrotullohet në drejtimin e duhur. Çdo tension dhe vështirësi e mbetur që u shfaq në javët e fundit do të zgjidhet më lehtë.

    Ndërsa për Peshoren, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër: Jupiteri vazhdon të ushqejë shpresa të mira për të ardhmen tuaj.

    Peshorja: Nesër do të keni ndjesinë e qartë se keni dalë plotësisht nga periudha më e errët. Tani e tutje do të keni një qiell miqësor që do t’ju ndihmojë të rilindni, të shkruani një fazë të re të jetës suaj. Megjithatë, ju do të duhet të bëni pjesën tuaj dhe të lini pas negativitetin, kujtimet e kaluara, të kaluarën e trishtuar. Jupiteri vazhdon të ushqejë shpresa të mira për të ardhmen tuaj, ai do të ndihmohet edhe më mirë nga pozicioni i Marsit duke filluar nga e shtuna 20. Yjet nuk e sjellin dashurinë në shtëpi, do të ishte e këshillueshme të planifikoni pushime, takime… Kujdes nga rikthimet…/ noa.al