Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje
Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, pranë kryegjyshatës. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë ende nuk dihet nëse ka pasur viktima. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
