Category: Sport

  • Skuadra që theu çdo parashikim/ Mourinho komenton lojën e Shqipërisë në Euro 2024: Gola në 20 sekonda në minutën e fundit…

    Skuadra që theu çdo parashikim/ Mourinho komenton lojën e Shqipërisë në Euro 2024: Gola në 20 sekonda në minutën e fundit…

    Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho, e konsideron pozitive lojën e Shqipërisë në Euro 2024, ku shprehet se Shqipëria theu çdo parashikim këtë Europian, edhe pse ishte në “grupin e vdekjes”, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

    Performanca e Shqipërisë në dy ndeshjet e para, me Italinë dhe Kroacinë, sipas Mourinhos, nuk është parë që nga Kosta Rika 2014.

    “Shqipëria është një nga skuadrat që theu çdo parashikim. Në grupin e vdekjes, pritshmëri zero, stadiume plot, lojë të mirë, trajner i rastësishëm brazilian, gola në 20 sekonda, gola në minutën e fundit, ende gjallë. Nuk e kemi parë këtë që nga Kosta Rika 2014. Kulmi i futbollit”, shkruan Mourinho.

  • BBC: Shqipëri-Kroaci, ndër më të bukurat e Europianit. Tifozët kuqezi, të pabesueshëm

    BBC: Shqipëri-Kroaci, ndër më të bukurat e Europianit. Tifozët kuqezi, të pabesueshëm

    Ndeshjes Shqipëri-Kroaci i ka kushtuar një artikull edhe prestigjiozja britanike BBC. Sipas BBC, kjo përballje ishte padyshim ndër më të mirat e këtij kampionati europian. Për kuqezinjtë thotë se luftuan deri në fund dhe e merituan këtë barazim.

    “Shqipëria shënoi një barazim dramatik në minutat e fundit për t’i mohuar Kroacisë një fitore, gjë që dëmton rëndë shpresat e finalistëve të Kupës së Botës 2018 për të arritur në fazën eliminatore të Euro 2024.

    Në atë që ishte një fund kaotik, por argëtues i lojës, shqiptarët shpëtuan një pikë kur Klaus Gjasula shënoi në minutën e 95-të. Deri në atë moment tifozët shqiptarë ishin zemërthyer…

    Ishte Qazim Laçi ai i cili goditi në minutën e 11-të dhe skuadra e tij më pas u mbrojt në mënyrë të shkëlqyer për më shumë se një orë. Por Kroacia përmbysi lojën në mënyrë të pabesueshme kur ish-sulmuesi i Leicester-it, Andrej Kramaric, shënoi golin e barazimit. E pak minuta më vonë, gjuajtja e Luka Sucic të devijonte nga Gjasula për në rrjetën e Shqipërisë.

    Kroacisë tani do t’i duhet të mundë kampionët në fuqi, Italinë në ndeshjen e fundit të Grupit B për të pasur një shans për të përparuar. Ndërsa Shqipëria përballet me një provë të vështirë në ndeshjen e radhës kundër Spanjës. Megjithatë dita e sotme do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve.

    Ka pasur disa ndeshje jashtëzakonisht argëtuese në këtë kampionat evropian dhe kjo është ndër më të mirat! Kjo më së shumti prej Shqipërisë dhe vendosmërisë së saj në Gjermani për të treguar se nuk janë aty vetëm për shifra.

    Është hera e dytë që ata luajnë në Euro, pas kualifikimit në 2016 dhe padyshim ky rikthim po shfrytëzohet maksimalisht.

    Në Hamburg, tifozët mbushën stadiumin dhe euforia e tyre ishte e pabesueshme. Një energji që u transferua te lojtarët, futbolli i shpejtë i të cilëve tronditi Kroacinë. Epërsia e tyre në pjesën e parë ishte plotësisht e merituar!

    Kur Kroacia shënoi dy gola, do të ketë ndezur një ndjenjë deja vu në mesin e tifozëve shqiptarë, Italinë e para pak ditëve. Por këtë herë ata nuk u mposhtën, përkundrazi luftuan fort për barazimin. Gjasula mori shpërblimin e skuadrës luftarake deri në minutat e fundit”, shkruan BBC.

  • A do ta mundim Spanjën? Lorik Cana habit me përgjigjen

    A do ta mundim Spanjën? Lorik Cana habit me përgjigjen

    “Ishte maksimumi i maksimumeve”, kështu tha ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana në ‘Euronews Albania’ duke shtuar se do kishte dashur të ishte në fushë në përballjen e Shqipërisë me Kroacinë, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 përballë një nga skuadrave më të fuqishme.

    Cana tha se ndeshja e djeshme ishte “maksimumi i maksimumeve”, pasi skuadra me të cilën u përballëm është një nga 3 skuadrat më të fuqishme në 5-6 vitet e fundit.

    I pyetur se si do të dalë Shqipëria përballë Spanjës, Cana u përgjigj: “Po bënë një super performancë si sonte prapë do jetë jashtëzakonisht e vështirë. Ne duhet të bëjmë më të mirën, duhet të kemi edhe pak fatin në anën tonë. Shpresa vdes e fundit. Unë atë që bëmë në ndeshjen me Kroacinë dua ta kemi prapë”.

    Ndërsa sa i përket pyetjes nëse Shqipëria do e kalojë grupin, Lorik Cana tha: “Unë jam optimist, 50 me 50 e kalojmë grupin”.

  • Vëllazëria shqiptaro-kroate/ Serbia kërcënon se do braktisë Europianin, nëse..

    Vëllazëria shqiptaro-kroate/ Serbia kërcënon se do braktisë Europianin, nëse..

    Atmosfera në prag dhe gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, ‘vëllazërinë’ shqiptaro-kroate që u shënua në Hamburg, nuk e kanë pritur aspak mirë në Beograd.

    Serbia, përmes sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit, Jovan Surbatoviç, ka dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe kroatë në tribunat e Volksparkstadion, pasi pretendon se prej tyre janë kënduar kore raciste kundër serbëve.

    Për thirrjet e tifozëve, Surbatoviç kërkon që UEFA të dënojë të dyja kombëtaret ose sipas tij Serbia do të braktisë Europianin.

    “Ne në Serbi jemi zotërinj, le t’i brohorasin tifozët lojtarët e tyre.

    Ne duam që ata të dënohen ashtu siç iu hoq akreditimi gazetarit.

    Do të kërkojmë dënimin më të ashpër, drakonian.

    Nëse UEFA nuk do t’i ndëshkojë në mënyrë drastike ata që kënduan, ne nuk duam të jemi pjesëmarrës në këtë kompeticion”, tha ai për RTS.

    “Kërcënimi” i Surbatoviç vjen pak orë para se Serbia të zbresë në fushën e “Allianz Arena” kundër Sllovenisë, për ndeshjen e dytë në grupin C.

  • “Hysaj dështon sërish, masakrohet në rrjet”, ish-futbollisti: Bëri sërish gabime në pjesën e dytë

    “Hysaj dështon sërish, masakrohet në rrjet”, ish-futbollisti: Bëri sërish gabime në pjesën e dytë

    Ish-futbollisti Sokol Kushta i ftuar në “Breaking” në Top News ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e djeshme Kroaci-Shqipëri.

    Sipas tij, Hysaj bëri të njëjtat gabime edhe në pjesën e dytë të ndjeshjes. Madje kushta kritikoi edhe vendimet e trajnerit, ku u shpreh se kishte futbollistë më të mirë se Hysa për të futur në fushë që mund të siguronin dhe fitoren e Kombëtares sonë.

    Sokol Kushta: Hysa bëri të njëjtat gabime dhe në pjesën e dytë. Bëri pothuajse të njëjtin gabim. Megjithatë lojtari është vetëm një pjesë, ai që balancon, a që rregullon është trajneri. Trajneri e shikon ku ai po çedonte. Ti ke një lojtar shumë të mirë, merre fute se më keq se Hysa nuk do të ishte. Megjithatë trajneri duhet të bëjë analizat, na iku një mundësi e artë.

  • Humbi me Italinë dhe barazoi me Kroacinë, ja çfarë i duhet Shqipërisë për t’u kualifikuar nga grupet

    Humbi me Italinë dhe barazoi me Kroacinë, ja çfarë i duhet Shqipërisë për t’u kualifikuar nga grupet

    Pas barazimit me Kroacinë në frymën e fundit në Hamburg, Shqipëria mori pikën e parë në këtë Europian. Realisht me një ndeshje dinjitoze, të cilën e shpresuam me Italinë, kur kishim shënuar që sekondën e 23-të, por u mbyllëm në mbrojtje dhe humbëm.

    Ekipi kuqezi vijon që të jetë në vendin e tretë në grup për shkak të golavarazhit, por sa i përket renditjes së vendeve të treta në të gjitha grupet, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë. Por jemi akoma herët sepse ka shumë ndeshje dhe renditja lëviz.

    Skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë për t’u kualifikuar. Një mrekulli ndaj Spanjës, me një fitore të mundshme të kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia mposhtet në të dyja ndeshjet e radhës. Italia do të përballet me Spanjën këtë të enjte në ora 21.00 dhe me pas takohet me Kroacinë.

    Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë, por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarzh më të keq se Shqipëria.

    Por, këto janë llogaritje shansi!

    Që të jemi të kualifikuar duhet që Spanja të rrah Italinë dhe Shqipëria të mposhtë Spanjën.

  • Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Kroacisë, Sylvinho me dy ndryshime

    Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Kroacisë, Sylvinho me dy ndryshime

    Shqipëria kërkon pikët e para në grupin B të Europianit, teksa sot në orën 15.00 do të përballet me Kroacinë. News 24 ka mësuar ekskluzivisht edhe formacionin zyrtar të kuqezinjve, në përballjen që do të mbahet në Hamburg.

    Në portë është Strakosha, përpara tij janë të vendosur Hysaj, Mitaj, Ajeti, dhe Gjimshiti. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi dhe Ramadani. Në sulm është Asani, Manaj dhe Bajrami. Sa i takon skemës, Sylvinho ka preferuar skemën 4-3-3, duke bërë kështu dy ndryshime, Laçi në vend të Seferit dhe Manaj në vend të Brojës.

    Formacioni zyrtar:

    Strakosha , Hysaj, Mitaj, Ajeti, Djimsiti, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Manaj, Asani

    (J.S/BalkanWeb)

  • “Vëllai pranë vëllait, shqiptari pranë kroatit”: Dashuria dhe miqësia përhapet në Hamburg përpara ndeshjes

    “Vëllai pranë vëllait, shqiptari pranë kroatit”: Dashuria dhe miqësia përhapet në Hamburg përpara ndeshjes

    Sot (e mërkurë) në Hamburg me fillim nga ora 15:00 luhet ndeshja e Grupit B në Euro 2024 ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë dhe në prag të duelit mes tifozëve të këtyre dy kombëtarëve ka një atmosferë tejet miqësore.

    E ndërsa ditët e mëparshme ishim dëshmitarë të disa skenave të pakëndshme nga rrugët e qyteteve gjermane para ndeshjeve të Euro 2024, para duelit mes Kroacisë dhe Shqipërisë, dashuria dhe miqësia u përhap në të gjithë Hamburgun.

    Kroatët dhe shqiptarët prej ditës së djeshme këndojnë së bashku nëpër rrugë dhe kafene dhe mezi presin të fillojë ndeshja e sotme.

    Vëmendjen më të madhe e tërhoqi mbishkrimi në bluzën “Vëllai me vëllain, shqiptari me kroatin” të veshur nga një prej fansave shqiptarë.

    Kudo që të kthehesh në Hamburg, dje (e martë) dhe sot, mund të shohësh flamuj kroat dhe shqiptarë, dhe rrugët jehojnë nga këngët e tifozëve. Çfarë mund të thuhet – një atmosferë për t’u lavdëruar.

    Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, të cilat pësuan humbje në ndeshjet e para dhe në duelin e sotëm hyjnë pa pikë.

    Kroacia pësoi një disfatë të rëndë ndaj Spanjës me rezultat 3-0, ndërsa Shqipëria i bëri rezistencë të fortë Italisë, por në fund u mund 2-1.

    Aksionet janë të mëdha sot, sepse fituesi do të bënte një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër, ndërsa skuadra e mundur do të kishte vetëm një shans teorik për të kaluar në fazën e eliminimit.

  • Fanella, tupana dhe plisa! Nis festa kuqezi në Hamburg, tifozat marshojnë drejt stadiumit(Video)

    Fanella, tupana dhe plisa! Nis festa kuqezi në Hamburg, tifozat marshojnë drejt stadiumit(Video)

    Në orën 15.00 nis sfida e Shqipërisë kundër Kroacisë, ndeshje tek e cila kuqezinjtë kanë besim se mund të dalin me një rezultat të mirë (të paktën me një barazim). Kur na ndajnë vetëm disa orë nga nisja e sfidës, edhe tifozat kuqezi janë gati. Të gjithë së bashku janë mbledhur në rrugët e Hamburgut, qytet ku edhe luhet ndeshja, dhe po marshojnë drejt stadiumit.

    Të veshur me fanella, me flamuj në duar por edhe me qeleshe (plisa), tifozët edhe këtë ndeshje janë më të zjarrtë se kurrë. Por sigurisht edhe optimistë.

  • I biri pritet të startojë në formacion/ Babai i Arbër Hoxhës me flamurin shqiptar dhe kroat: Të fitojë skuadra më e mirë

    I biri pritet të startojë në formacion/ Babai i Arbër Hoxhës me flamurin shqiptar dhe kroat: Të fitojë skuadra më e mirë

    Djali i tij mund të jetë në formacionin titullar në ndeshjen ndaj Kroacisë. Ukë Hoxha, babai i Arbër Hoxhës, sulmuesit shqiptar të Dinamos së Zagrebit, është parë në rrugët e Hamburgut, në prag të ndeshjes që do të luhet në stadiumin “Volksparkstadion”.

    Mediat kroate shkruajnë se Ukë Hoxha dhe disa tifozë shqiptarë janë bërë bashkë me kroatët, duke u fotografuar me flamujt e të dyja shteteve, çka tregon edhe raportet shumë të mira të dy tifozërive.

    “Nuk e di nëse Arbëri do të fillojë nga minuta e parë. Kroacia është më e mirë në letër, por ndoshta mund të krijojmë një sensacion. Kush është më i mirë le të fitojë”, tha ai.

    Shqipëria dhe Kroacia do të përballen këtë të mërkurë në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg, ndeshje e vlefshme për grupin B për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

    Sfida shihet si vendimtare për të dyja ekipet, pasi një fitore, mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën e 1/16-ave./abcnews.al