Mbrëmjen e kaluar G Bani gjatë ‘Prime’-t i kërkoi falje Arsidës pasi në Dhomën e Rrëfimit mori vesh se ish-banorja ka iniciuar një kallëzim penal ndaj tij për ofendimet dhe shpifjet që ajo pretendon se janë hedhur prej këngëtarit në adresë të saj, gjatë periudhës që ishte pjesë e formatit.
Advertisements
Duke sqaruar arsyet që e shtynë të merrte hapin drastik, Arsida u shpreh se është e gatshme të tërhiqet nga vendimi nëse G Bani i kërkon falje dhe tërhiqet nga loja.
Advertisements
Gjë që banori nuk e pranoi dhe u shpreh se do të tërhiqej nga gara vetëm kur publiku të vendoste për fatin e tij dhe nga ana tjetër ai u shpreh se i kërkonte ndjesë Arsidës dhe se ishte i gatshëm të kryente dënimin apo nëse do të merrte gjobë.
Në lidhje me këtë situatë sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka reaguar ekskluzivisht edhe mamaja e G Banit.
E dëgjova ‘Prime’-n mbrëmë. Arbani i kërkoi falje Arsidës për atë që kishte ndodhur. Tani që të fillojmë dhe të themi se pse e tha Arbani dhe pse e tha Arsida. Të gjithë e dimë që në atë lojë ka thyerje nervash dhe lojtarit i duken gjërat shumë më të vështira nga sa janë në të vërtetë. Për këtë i kuptoj. Nuk jam dakord të ofendohet një zonjë, një nënë. Fare nuk jam dakord dhe besoj që Arbani me sinqeritetin më të madh i kërkoi falje Arsidës.
Për një gjë ju siguroj që Arbani është sinqerisht i sinqertë në të gjithë lojën. Ai shpërthen kur ndjehet se ofendohet apo i bëhet padrejtësi. Por unë besoj që Arbani është edhe një nga lojtarët që jep shumë dashuri në atë shtëpi.