-
Aksident në Tiranë, makina ‘shtyp’ motorin tek zona e Liqenit
Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në kryeqytet. Një makinë tip Golf ka ‘shtypur’ një motor tek zona e digës së Liqenit Artificial. Nga përplasja, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.