Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptare që planifikojnë të udhëtojnë në zonat turistike dimërore në Kosovë, që të jenë të kujdesshëm. Malaj me anë të një postimi në Facebook, shkruan se qytetarët duhet të informohen mbi kushtet klimatike aktuale dhe të sigurohen që të jenë të pajisur me goma dimërore. Po ashtu Malaj ka theksuar se qytetarët duhet që të jenë të kujdesshëm për të shmangur rrezikun e aksidenteve.
Advertisements
Postimi i Malajt:
Advertisements
Njoftim i rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria në Kosovë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës i bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që planifikojnë të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Kosovës, sidomos në zonat turistike dimërore si Brezovicë, Brod, Bogë, Rugovë, etj., të informohen mbi kushtet klimatike aktuale, si dhe të sigurohen që të jenë të pajisur me goma dimërore, zinxhirë dhe mjete të tjera për qarkullim të sigurtë, sipas Kodit Rrugor në Republikën e Kosovës.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë këto masa, për të shmangur rrezikun e aksidenteve dhe masave eventuale administrative, si dhe për të kontribuar në sigurinë e përgjithshme rrugore. Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!