Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka ushtruar disa kontrolle në kuadër të hetimeve ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se kontrollet janë bërë në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, i cili ka edhe lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së zv/kryeministres.
Kontrollet kryesisht lidhen me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.
Emri i tij ka dalë në dosjen e Ballukut për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë. Nga hetimi rezulton se për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.
Kompania e Arbër Abazit ka fituar ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Madhe me një fond limit 2.353.597.373 lekë të reja.
Dosja Hetimore e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër”
Nga hetimi rezulton se ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana’, ku fitues i saj është shpallur shoqëria ‘Alb-Star’ sh.p.k.
Një orë më vonë, po në këtë ditë Miranda Shkurti i dërgon sërish listën e kompanive që garojnë për Lotin 6 të Unazës së Jashtme.
Përbri kompanive ajo vë dhe çmimin.
Një minutë më vonë, këtë fotografi shtetasi Evis Berberi ia dërgon shtetases Belinda Balluku dhe i shkruan ‘Loti 6’.
Ku nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6’, ku fitues i saj është shpallur shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.p.k.
Kompania ‘Gjoka Konstruksion’ e cila është në pronësi të biznesmenit Rrok Gjoka, që ka fituar tendera me vlera në miliona euro.
Kompani e cila rezulton se u nënkontraktua nga kompanitë turke që fituan tenderin 190 milionë euro për tunelin e Llogarasë për ta ndërtuar veprën.
Tender që edhe ky rezultoi se ishte paracaktuar nga ministrja Balluku dhe vartësit e saj.
Dosja Hetimore
Po në të njëjtën datë, pra më 15 shtator 2021, Evis Berberi i shkruan Miranda Shkurtit mesazhin.
‘Kush është tani?’
Ajo i përgjigjet ‘7’ duke nënkuptuar Lotin 7 të Unazës së Madhe.
Ku edhe i dërgon një fotografi një tabelë me emrat e disa operatorëve ekonomikë dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë.
Fotografi të cilën Evis Berberi ia dërgon ministres Belinda Balluku, ku i shkruan ‘Loti 7’.
Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7’, ku fitues i saj është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.
‘Alko-Impex General Construction’ që është degë e kompanisë me të njëjtin emër e regjistruar në Kosovë dhe që zotërohet nga shtetasi kosovar Imer Ademi.
Subjekt që kontrollon edhe shoqërinë koncesionare ‘Kukur Hydro Energy’, me administrator Arbër Abazin.
Ky i fundit nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi dhe me lidhje krushqie me zv.kryeministren Belinda Balluku.
Shoqëria ‘ALK’ e cila zotëron 95 për qind të kapitalit të shoqërisë koncesionere ‘ECO CLEANING’, që ka zyrën te Kompleksi ‘Usluga’, i ndërtuar po nga kompania e ish-deputetit Sadri Abazi.
Kompania tjetër ‘2T’ që zotërohet nga biznesmenët Artan Sako dhe Dritan Troksi me 50 për qind aksione secili.
Komunikimi mes Shkurtit dhe Berberit që vijon edhe mesditën e 15 shtatorit 2021, ku ajo i dërgon mesazhin ‘Loti 2’, bashkë me listën e kompanive që ishin në garë për tenderin Loti 2 Unaza e Jashtme e Tiranës.
Si dhe përbri kompanive cmimet e ofertës.
Fotografi të Lotit 2 që Evis Berberi ja kalon Belinda Ballukut.
Dosja Hetimore
Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit ‘Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2’, ku është shpallur fitues BOE ‘4A-M&ED Konstruksion&I.D.K Konstruksion’.
Duke analizuar të dhënat e ‘Open Corporates Albania’ rezulton se zotërues në masën 100 përqind i shoqërisë ‘4 A-M’ është Ardit Metaliaj.
Lidhje e biznesmenit Bashkim Ulaj të kompanisë ‘GENER 2’.
Ky i fundit rezulton të ketë kontrata milionëshe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kompania ‘ED Konstruksion’, zotërohet nga Alfred Ibrahimi në masën 50 përqind.
Eduart Ibrahimi zotëron 40 përqind, ndërsa Ramadan Ibrahimi dhe Jorgjie Ibrahimi zotërojnë 5 përqind secili.
Kompania ‘I.D.K-KONSTRUKSION ( ish “I.D.K – KONSTRUKSION, zotërohet në masën 100 për qind Barjam Dalipaj.
Janë këto fakte por edhe bisedat e zhvilluara midis ministres Balluku dhe kreut atëkohë të ARRSH, Evis Berberi, si dhe dëshmi të tjera të siguruara gjatë hetimit më shumë se 1-vjeçar që kanë çuar grupin hetues në dyshimin se janë përballë një afere të dyshuar korruptive.
Të dirigjuar nga vetë Belinda Balluku në cilësinë e Ministres së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
E cila del se është e interesuar në vetë të parë për të menaxhuar të gjithë këtë proces megakorruoptiv.
Që duket se nuk do të jetë i vetmi pas tenderit Tunelit të Llogarasë që iu dha një bashkimi operatorësh turq, dhe që për të cilin Balluku është sot e pandehur nga SPAK.
