Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë ose ndodhen aktualisht në Iran.
Ministria ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pas protestave të dhunshme në vend ku jane vrare me qindra iranian.
Ne kete pike Ministria kerkon vemendjen e shqiptareve, duke ka ndarë numra kontakti ku shqiptarët mund të komunikojnë në rast emergjence.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: [email protected]
Tel: +965 94048219
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881
AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: [email protected]”, njofton ministria.
Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA ka bërë me dije se të paktën 420 protestues janë vrarë gjatë demonstratave gjatë 15 ditëve të fundit në Iran kundër regjimit në vend. Mësohet se mes viktimave janë tetë fëmijë. Gjithashtu HRANA bën me dije se 10,000 persona janë arrestuar.
Mbetet e paqartë nëse numri i të vdekurve nga HRANA-ja e pasqyron plotësisht shkallën e viktimave, duke pasur parasysh mbylljen e internetit dhe linjave telefonike nga autoritetet në të gjithë vendi./Shqiptarja
