Moderatorja dhe autorja e “Për’puthen”, Megi Pojani, ishte ditën e sotme e ftuar në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, për të komentuar rrugëtimin e Keijsit, Stelinës dhe Inës në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e emisionit e ngacmoi atë edhe në lidhje me jetën e saj private. Sinan Hoxha tha pak ditë më parë se Megi do të martohet më 12 gusht, po ajo e hodhi poshtë këtë gjë.
Megi u shpreh se nuk do të martohet këtë verë, pasi i do gjërat nën kontroll:
“Jo, dua ta kem situatën shumë nën kontroll, më duhet kohë për të bërë përgatitjet, asgjë e minutës së fundit nëse bëhet fjalë për diçka kaq të rëndësishme sa është dasma”.
Ndërkohë duke folur për motrën e saj, Ina, e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, Megi tha diçka që nuk duhej ta thoshte.
