Nuk i dihet si ia dha truri! Edi Rama jep lajmin e madh që askujt nuk do i pëlqejë

Kryeministri Edi Rama dhe 40 rektorët e universiteteve publike dhe private, zhvilluan një bisedë të hapur për cilësinë e institucioneve tona të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se është koha për të rivizatuar ligjin për arsimin e lartë, ndërsa shtoi se ka kaluar një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar në ligj ndryshimet që ka sjellë koha.

“Të gjithë të ulemi dhe ta shikojmë gjënë në sy. Sfida është dhe hajde që ta rregullojmë të gjithë së bashku. Universiteti është aleati më i rëndësishëm i institucioneve të vendit dhe të vetë vendit në një proces për integrimin për Bashkimin Europian. Investimet nga BE për Universitetit të Tiranës jepet çdo vit. Duhet ta vlerësojmë më shumë këtë kapacitet dhe ta vendosim në kushtet që të jetë më efikas në territor. E treta është çështja e akreditimeve.

Ambicia tani është që ta çojmë në një nivel tjetër dhe të rrisim kapacitetin institucional për të përshpejtuar çështjen e akreditimit.

Kemi bërë goxha ndryshim dhe investime në infrastrukturë, që janë goxha domethënëse, por jemi akoma larg për mbushjen e kushteve për të përballuar sfidat dhe nevojat. Kemi dy kampuse të mëdha përpara kemi kampusin e Tiranës dhe kemi përpara kampusin e “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Me trenin që do jetë në funksion shumë shpejt, do të jetë shumë e thjeshtë që studentët në Tiranë të strehohen në kampusin e Durrësit, të ndihmojmë në zgjidhje të studentëve për çmimet e larta. Të gjitha këto programe të përbashkëta kanë sjellë një tjetër rrugëtim dhe dije se ku është Europa dhe universitet sot”, tha Rama.

“Duke vlerësuar sinqerisht bashkëpunimin që kemi ndërtuar dhe vijimësinë e komunikimet në një rrugë aq sa institucionale dhe aq të hapur informale, na ka dhënë mundësi të jemi në kontakt me njëri-tjetrin, të dëgjojmë dhe kuptojmë më shumë në kohë reale. Është koha për të riviiztuar ligjin për arsimin e lartë. Ka kaluar një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar në ligj ndryshimet që ka sjellë koha.

Ajo që është e rëndësishme është që të organizohemi me një grup pune të përbashkët për të reflektuar për shqetësimet dhe shkruar ndryshimet. Sfida jonë është nga një anë ndërkombëtarizimi i universitetit.

Ka ndodhur një ndryshim i rëndësishme në qasjen e Universitetit, si arsim i lartë. Ka ndryshim në qasje në lidhje me financimin.

Deri dje ishte e lidhur me buxhetin e shtetit. Është krijuar një situatë e re, unë do doja që në takimin e ardhshme që të kemi, të mblidheshim për të diskutuar hapur këtë proces dhe me lejen tuaj do doja të ftonim dhe rektorët e universiteteve private”, u shpreh ai.