Bashkëshortja e 57-vjeçarit, Petrit Ndou i cili u vra barbarisht pak pas mesnatës së 20 janarit, ka rrëfyer momentet e tmerrit.
Sipas dëshmisë së Gjystina Ndout, në momentin kur dhe ndodhi ngjarja ata po ktheheshin nga një festë familjare dhe gjatë rrugës konstatuan dy automjete të cilat ishin bllokuar nga një mjet tjetër, drejtuesi i të cilit ishte Andi Vokrri dhe po ushtronte dhunë ndaj pasagjerëve të moshuar që të ndodheshin në makinat e tjera.
Në atë moment, 57-vjeçari zbriti nga makina për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar personat e njohur të tij që të largoheshin nga vendngjarja. Pas përshkallëzimit të konfliktit dhe frikës se agresorët mund të armatoseshin, çifti u largua për t’u fshehur dhe njoftoi familjarët dhe policinë.
Disa minuta më vonë, Petrit Ndou u kthye për të kontrolluar automjetin, moment në të cilin u sulmua në pabesi dhe u godit për vdekje në kokë me një çekiç.
“Autorët, pasi kanë goditur Petrit Ndou, njëri nga autorët e krimit i është drejtuar drejt saj, ndërkohë që Gjystina Ndou po priste Petrit Ndou. Ka ardhur njeri nga agresorët me elektrik, duke e kërkuar Gjystina Ndou ku ndodhej, me shumë mundësi për ta eliminuar, por në ato momente kanë arritur vëllezërit e Gjystinës dhe ajo shikon agresorin dhe i thotë: ‘Ku është Petriti?’ Ai i thotë: ‘Është në tokë disa metra më tutje.’ Aty ndalojnë vëllezërit e Gjystinës dhe personi ikën”, thuhet më tej në dosje.
Pjesë nga dosja, dëshmia e bashkëshrotes së Petrit Ndiut:Pasi zbret, shikon autorin e dyshuar duke i goditur pasagjeren e njërës makinë që ndodhej brenda, Nikoll Aliaj dhe Lula Aliaj. Aty ikin dhe i thonë agresorit: ‘Janë të moshuar, çfarë po bën, s’të vjen zor?’ dhe i mbyllin derën e pasagjeres për të mos e goditur. Aty, agresori Andi Vokrri i kthehet Petrit Ndout me ofendime dhe donte të vazhdonte dhunën ndaj tyre.
Petrit Ndou orienton Nikoll Aliaj dhe makinën pas tij, Mhill Cypi, për t’u tërhequr dhe për t’u futur në një kthesë që të vazhdonin dhe të shpëtonin nga ngjarja dhe dhuna e ushtruar ndaj tyre. Në moment dhe ashtu ndodhi, i drejtoi dhe i la në vend të sigurt, ku ata qëndruan deri në fund të ngjarjes të pranishëm në automjetet e tyre.
Pas këtij momenti, dy persona të tjerë dalin nga automjeti i Andi Vokrrit për t’u konfrontuar me Petrit Ndou. Aty afrohet edhe Gjystina Ndou për t’i ndalur, duke u thënë të ndalojnë sherrin. Andi Vokrri vazhdonte sherrin, përsëri duke ikur dhe duke goditur makinën e Petrit Ndout, duke i marrë edhe çelësin e mjetit, njëkohësisht dhe duke shtyrë Gjystina Ndou.Në ato momente, Gjystina Ndou me forcë dhe lutje i thotë Petrit Ndout të ikin për t’u fshehur diku aty afër, se ishin tre persona agresorë, sepse ata ikën në makinë për të marrë armë ose çfarëdo lloj mjeti për ta goditur. Ikën nga aty dhe fshihen për pak, njëkohësisht kanë njoftuar vëllezërit e Gjystinës Ndou dhe policinë për t’u ardhur në ndihmë, pasi ndodheshin afër rrugës, në shtëpi.
Petrit Ndou dhe Gjystina Ndou qëndrojnë disa minuta të fshehur dhe Petrit Ndou niset për të parë automjetin e tij me idenë se agresorët kanë ikur, duke i thënë Gjystina Ndou: ‘Të lutem, qëndro këtu, duhet të kenë ikur agresorët.’ Është nisur vetë, aty pas pak dal Gjystina Ndou për ta parë ku ndodhej. Në ato momente kanë arritur vëllezërit e Gjystinës.
Autorët, pasi kanë goditur Petrit Ndou, njëri nga autorët e krimit i është drejtuar drejt saj, ndërkohë që Gjystina Ndou po priste Petrit Ndou. Ka ardhur njeri nga agresorët me elektrik, duke e kërkuar Gjystina Ndou ku ndodhej, me shumë mundësi për ta eliminuar, por në ato momente kanë arritur vëllezërit e Gjystinës dhe ajo shikon agresorin dhe i thotë: ‘Ku është Petriti?’ Ai i thotë: ‘Është në tokë disa metra më tutje.’ Aty ndalojnë vëllezërit e Gjystinës dhe personi ikën.
Ndërkohë gjejnë në tokë Petrit Ndou të goditur pa ndjenja, pasi kishte humbur jetën. E kanë goditur në pabesi pas anësore në kokë me çekiçin që ndodhej pranë tij. Pas këtij momenti ka arritur edhe policia dhe është kapur në flagrancë Andi Vokrri.
