Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ishte dhe një nga të parët që reagoi pas protestës së mbajtur nga opozita mbrëmjen e së shtunës, ka postuar së fundmi një video ku shihet qartë pakënaqësia e një qytetareje.
Në videon e publikuar nga Balla, e moshuara shfaqet teksa godet televizorin me shapkë, ndërkohë që po transmetohej fjala e Berishës para mijëra demokratëve që ishin mbledhur një ditë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Reagimi epik i një nëne ndërsa bufi i shfaqet në televizor”, shkruan Ballka krah videos të cilën e ka shkëputur nga rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/share/r/1Ac8SzGemX/
Sakaq theksojmë se ditën e djeshme, pas përfundimit të protestës së opozitës, përmes një postimi në rrjete sociale, Balla tha se demokratët ose ndryshe siç dhe ai i quajti “fronti i të keqes”, ndoqën të njëjtin skenar.
“Asgjë e re nga fronti i së keqes dhe keqbërësi Sali Berisha. Shpresoj që punonjësit e policisë të lënduar nga molotovët dhe mjetet/lëndët e tjera të paligjshme të mos kenë dëmtime serioze”, shkruante Balla.
