Kaleb Ekuban ishte protagonist me gol për Xhenoan, që mori një fitore të madhe me përmbysje ndaj Bolonjas. Ish-sulmuesi i Partizanit ishte pikërisht ai që vendosi baraspeshën disa minuta para fundit. Sfida e orës 15:00 u fitua nga Xhenoa 3 me 2.Në të njëjtën kohë u luajt edhe Atalanta-Parma. Atalanta e Gjimshitit fitoi 4 me 0 dhe lideri i Kombëtares luajti në pjesën e parë si titullar.Më herët sot u luajt ndeshja mes Sasuolos dhe Kremonezes. Këto të fundit humbën me një gol. Ndeshjet ishin të vlefshme për javën e 22-të të Seria A.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE
Sasuolo 1-0 Kremoneze
Atalanta 4-0 Parma
Xhenoa 3-2 Bolonja
