Ilir Vrenozi, shkon tek Lapaj te kryeministria dhe bën thirrjen e fortë: Kush ka b*thë të marrë një karrige të ulet aty (VIDEO)

Ilir Vrenozi, ka bërë një postim live në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku ka shkuar dhe ka vizituar Adriatik Lapajn përballë kryeministrisë, ku ai po qëndron për të 50-ën ditë tashmë.

“Do shkoj të takoj mikun tim” është shprehur Vrenozi gjatë videos teksa synimi i kësaj vizite ka qënë për të përgëzuar Lapajn për qëndresën e për tu bërë thirrje deputetëve demokratë që të veprojnë e ata si ai, jo me protesta port ë qëndrojnë para kryeministrisë duke bërë grevë urie.

“Thoni çfarë të doni por unë do ta takoj, ky po e bën me vepra prandaj them unë që siç e bën ky duhet të vini e juve deputetët e PD-së. Po e bëjmë si Luli, tani duhet me vepra, unë u them deputetëve tim të PD-së të marrin karrigen e të vijnë këtu” është shprehur ish banori i Big Brother Vip.

“Domethënë që të japin njëçik nga vetja, unë kam tre vjet që u them këtyre të PD-së, ore grevë urie duhet grevë urie, se me protesta ay nuk ikën kemi 12 vite. Nëse do të heqësh Ramën duhet një sakrificë” ka shtuar më tej ai. Teksa ata të dy janë ndalur edhe te fakti që Vrenozi u kritikua se përse gjatë protestës ishte krahë Salianjit.

Ilir Vrenozi: “Tashi unë isha me Salianjin, hëngra drekë, pimë kafe dolëm aty “Jo ti me këtë, pse me Salianjin”ka dy ditë më bastarduan

Lapaj: “Pse cfarë ka Salianji, apo se bëri burg ai për idetë që kishte… këtu të lënë shtatzënë pa të prekur mos e vri mendjen për atë punë”

Ilir Vrenozi:“Është akoma mentaliteti komunist o me mua o armiku im”

“Ne jemi bashkë miq pa i hyrë politkës, është i vetmi njeri që smë ka folur kurrë për politikën smë ka sharë sepse mi di bindjet edhe nurrë smë ka rënduar, nuk më ka thnë ënjë gjysmë fjale”

“E fundit fare kjo është: kush ka b*thë ja të ulet aty, të vijë të marrë një karrige të ulet më vete mo, demokratët e mi, të ulen këtu të japing nga vetja e tyre dhe pastaj do vimë e ne” ka shtuar më tej ai.

https://www.facebook.com/share/v/1KPSXwsr8q/