Infermierja nuk po reagon!!!! Dalin detajet në Gramsh, emrat dhe pasagjerët! Ja cfarë u ndodhi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të hëne Bashkinë e Gramshit. Një aksident me pasoja fatale është regjistruar në aksin rrugor Kabash-Porocan, në afërsi të fshatit Bardhaj, ku një automjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar dhjetëra metra poshtë në humnerë.

Detajet e ngjarjes dhe viktimat
Sipas të dhënave të para nga terreni, mjeti transportonte personelin që shërbente në zonat rurale, të cilët po ktheheshin ose po shkonin drejt vendit të punës. Në momentin e rënies, në kabinën e kamionit ndodheshin tre persona:

Drejtuesi i mjetit, i cili humbi jetën menjëherë.

Një mësuese, e cila gjithashtu nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Një infermiere, e cila ka mbetur e plagosur rëndë.

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash-Poroçan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas hetimeve paraprake që janë ende në proces e sipër nga Policia Rrugore dhe autoritetet vendore, në automjetin e përfshirë në aksident mendohet se ndodheshin Dëshira Hoxha dhe Albana Boja.

Dëshira Hoxha është infermierja dhe nuk reagon, pasi gjendja e saj është e rëndë. Brenda në mjet ka qenë edhe i aksidentuari Shaban Kotorri.