I rënduar emocionalisht/ Pas humbjes tragjike të vëllait, Gjesti thyen heshtjen: Rikthehet me dedikim prekës

Pas disa muajsh heshtjeje totale dhe shkëputjeje nga jeta publike, reperi i njohur Gjesti është rikthyer

Artisti, i cili pësoi një goditje të rëndë pak muaj më parë me humbjen e vëllait të tij, Elidon Kelmendi, në një aksident tragjik, ka vendosur të flasë sërish përmes muzikës.

Pas ngjarjes së rëndë, Gjesti u zhduk nga vëmendja mediatike, duke anuluar koncertet dhe duke u distancuar plotësisht nga rrjetet sociale për të vajtuar në privatësi.
Por, pas kësaj periudhe të errët, ai ka njoftuar një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet nesër në orën 18:00.

Në sekuencat e para të shpërndara, reperi shfaqet krejtësisht ndryshe nga imazhi i tij energjik.

I veshur me të zeza dhe me kapuç, ai duket me “sytë e vrarë” dhe i rënduar emocionalisht. Melodia që shoqëron këto pamje është e trishtë, duke lënë të kuptohet se ky projekt nuk është thjesht një këngë, por një pasqyrë e dhimbjes që ka kaluar gjatë këtyre muajve.

Fansat kanë shprehur menjëherë mbështetjen e tyre, duke pritur me padurim këtë rikthim që pritet të jetë një nga projektet më personale dhe prekëse të karrierës së tij.