Një trafikant i njohur droge nga veriu i vendit, i cili frekuenton lokalet e shtrenjta në Tiranë, Dhërmi dhe Dubai, posedon video intime dhe materiale hot për disa moderatore, ish mise dhe modele shqiptare. Personazhi kontrovers ka krijuar një ‘koleksion’ videosh intime me protagoniste disa vajza të ashtuquajtura VIP, të cilat kanë ndarë shtratin me figura të krimit, në këmbim të ‘respektimit’ me shuma parash që variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.
Disa moderatore të njohura i kanë nisur me vullnetin e tyre dhe në mirëbesim trafikantit biznesmen video, ku shfaqen të zhveshura duke treguar hiret e tyre. Në raste të tjera, trafikanti i ka filmuar në intimitet, me ose pa dijeninë e tyre, kjo mbetet e paqartë. Materialet janë ruajtur nga personazhi në fjalë, i cili i ka ndarë me miq të tij të ngushtë. Këta të fundit i kanë ndarë me miq të tjerë.
Videot e disa moderatoreve të ekraneve, ish miseve dhe disa modeleve qarkullojnë tashmë në një rreth të ngushtë, ku përfshihen edhe disa gazetarë, ndërsa këto vajza të ashtuquajtura VIP vijojnë të shesin moral nëpër studio televizive, instagram dhe platforma të tjera.
Figura e krimit ishte me një gazetare të njohur kur u arrestua në Milano
Në nëntor të vitit 2024, SPAK goditi një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtarë policie dhe njerëz të medias.
Nga 19 urdhër arreste, u ekzekutuar vetëm disa prej tyre. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, përfitues i miliona euro para publike, përmes tenderave me natyrë korruptive. Shega, i cili sipas SPAK është ‘truri financiar’ i Suel Çelës, u arrestua në Milano falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me ato italiane.
Në momentin e arrestimit, Bujar Shega shoqërohej nga një gazetare e njohur në Tiranë. Gazetarja ka pretenduar se kishte udhëtuar drejt Milanos për të takuar Bujar Shegës, me qëllim për t’i bërë një intervistë. Pasi i ka bërë intervistën, gazetarja e njohur ka pohuar se do të kthehej në Tiranë, për të vijuar raportimin kundër krimit dhe korrupsionit.
Ziza ‘palosi’ Drenovën, R. Roçi tronditi Burgun e Reçit, E. Dh Fushë-Krujën, disa ‘VIP-se’ mësyjnë në qelitë e kokave të krimit
Ziza është vetëm maja e ajsbergut. Moderatore, modele, ish banore të BBV dhe Për’Puthen, të ashtuquajtura VIP-se, këngëtare etj., kanë mësyrë dhe shpartalluar burgjet e sigurisë së lartë dhe të zakonshme në Shqipëri, duke kaluar net të zjarrta me figura të krimit të organizuar, duke kompromentuar rëndë sigurinë në burgje.
Pas ekspozimit të skandalit nga gazetari Elton Qyno në Burgun e Drenovës, për takimet mes kosovares Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, thuajse e njëjta formë ka ndodhur dhe në burgun e Fushë Krujës, Reçit dhe Peqinit.
E. Dh., një nga vajzat e njohura të Showbizzit, e ka kthyer kohë më parë në han pa porta Burgun e Fushë Krujës. Zonjusha zhvillonte pothuajse çdo javë takime speciale me një figurë të krimit të organizuar. Sipas burime fillimisht në Burgun e Fushë Krujës futej modelja K. K., por më pas vendin e saj e zuri E. DH.
Ndërkaq, dy vajza të njohura të “Show Bizit” kanë ‘tronditur’ Burgun e Reçit. Dy muaj më parë, në Burgun e Reçit, R. Roçi dhe një tjetër, kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar që mbahet në burgun e Reçit, subjekt i SPAK, figurë kryesore e krimit të organizuar.
Prezenca e vajzave në burgun e Reçit, është shënuar dhe në librat e hyrjes dhe daljes së këtij burgu. Ndërsa imazhet e tyre janë fiksuar dhe nga kamerat e sigurisë të instaluara në këtë burg.
Për hyrje e dy vajzave eskortë ka pasur dijeni të plotë ish shefi i policisë së burgut Dylber Beqiri dhe njëherësh drejtori i këtij burgu, Leonard Mardoda.
Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë, ku shpeshherë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.
Në Burgun e Reçit kanë hyrë disa herë edhe disa vajza të tjera të Showbizzit, të cilat përveç ekspozimit të hireve të trupit, nuk shquhen për ndonjë talent të veçantë. Vajzat e Showbizzit kanë mësyrë edhe burgun e Peqinit. Sipas burimeve, disa nga vajzat kanë hyrë dhe dalë pa u regjistruar dhe në disa raste janë regjistruar në emra të tjerë, një praktikë kjo normale për t’u mos u identifikuar.
Takime speciale kanë pasur me figura të krimit zonjushat E. D., T. S., N. R., Zh. F., L. D., N. I., A. L etj. Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShowBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë./Prapaskena.com
