Skip to content

Ndërhyri për të shpëtuar vajzën nga sulmi i babait/ Zbulohet gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit të plagosur

Onard Memlika, 35-vjeçari që u plagos gjatë përpjekjes për të ndaluar një konflikt familjar në Durrës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës, në shërbimin ORL.

Ngjarja ndodhi më 26 janar, kur Xhesika Ndoj, 24 vjeç, u sulmua me thikë nga babai i saj, Mikel Ndoj, përpara agjencisë imobiliare ku ajo punonte.

Babai, 56 vjeç, kishte ardhur pas disa ditësh në qytet për t’u ribashkuar me familjen, por konflikti me vajzën dhe fëmijët çoi në aktin ekstrem.Onard Memlika, që po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes, ndërhyri për të shpëtuar vajzën dhe mbeti i plagosur.

Autori u arrestua disa orë më vonë nga policia. Vajza 24-vjeçare, e cila gjithashtu mbeti e lënduar, po merr ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Ngjarja ka tronditur qytetin, duke rikthyer vëmendjen mbi dhunën në familje dhe rreziqet që mund të lindin në konfliktet e brendshme.

Published inNews