Një tragjedi ka ndodhur në Albstadt të Gjermanisë, ku 3 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në shtëpinë ku jetonin dy të rinj 33 dhe 30 vjeç, e po ashtu djali i tyre 6-vjeçar. Fatkeqsisht, të 3 ata kanë ndërruar jetë mes flakëve.
Familja ishte me origjinë italiane, por prej vitesh jetonte dhe punonte në Gjermnai.
Autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën këtë tragjedi, ndërsa viktimat pritet që të nisen drejt familjes së tyre në Itali.
