Që prej futjes në “Big Brother VIP Albania” këngëtari Miri ka qenë në qendër të vëmendjes për raportin me bashkëshorten e tij si dhe me 23-vjeçaren, e cila ndodhet brenda shtëpisë, Selin.
Gjatë bisedës me Artan Kolën, Miri ka mbi bisedën që ka pasur me gruan e tij përpara se të bëhej pjesë e formatit. Ashtu siç ai e tregon, ajo nuk ka pasur asnjë merak ndonëse Miri në një formë apo tjetër e ka parlajmëruar në një formë apo tjetër.
Pjesë nga biseda:
Miri: Unë e kam bashkëshorten gjemane
Artan: S’ke nevojë se e di
Miri: Nuk po ta them ty. Tani, unë kam bërë një pyetësor dhe te pyetja dy, nuk shkova në fund se nuk kisha nevojë, i thashë ‘unë do të hy atje, por ta kesh parasysh se ça mund të ndodhë atje’. Je dakord i thashë, e di ç’më tha ‘më plasi’. Tani do të hy thashë unë.
Miri është tepër i komentuar në shtëpi për afrimitetin me Selin. Ndonëse këta të dy e kanë mohuar që të kenë ndjesi për njëri-tjetrin, publiku këmbëngul për diçka më tepër sesa miq apo “shokë skuadre”.
