Aksident i frikshëm në vend, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humbet jetën shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën, pasi vetura e tij u rrokullis dhe përfundoi në një gropë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Dan Polloshka”, raporton IndeksOnline.

Njësiti i Zjarrfikësve të Gjakovës u ftua për të intervenuar dhe tërhequr personin.

Në njoftimin e zjarrfikësve bëhet e ditur se fatkeqësisht viktima ishte pa shenja jete, kur u tërhoq.

“Në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me shërbimet tjera emergjente dhe organet kompetente.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e të ndjerit” thuhet në njoftim.

Screenshot