Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka publikuar në rrjetet sociale disa video nga Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbërit, ku sipas saj, segmenti paraqitet i amortizuar dhe në gjendje të rënduar infrastrukturore.
Në postimin e saj në Facebook, Vata shprehet se Rruga e Arbërit, të cilën e cilëson si “rruga e florinjtë” për shkak të kostos së lartë, u ka kushtuar shqiptarëve miliona euro, ndërsa sot Tuneli i Murrizit ndodhet në një gjendje problematike.
“Rruga e Arbërit, ose e ashtuquajtura ‘rruga e florinjtë’, u ka kushtuar shqiptarëve miliona euro. Sot, shikoni në çfarë gjendjeje ndodhet tuneli i ‘Murrizes’”, shkruan deputetja krahas videove të publikuara.
Postimi i plotë:
Rruga e Arbërit, ose e ashtuquajtura ‘rruga e florinjtë’, u ka kushtuar shqiptarëve miliona euro. Sot, shikoni në çfarë gjendjeje ndodhet tuneli i “Murrizes”.
